LAJMI I FUNDIT:

Maqedonasit nga Melburni – kriza të zgjidhet në zgjedhje

Maqedonasit nga Melburni – kriza të zgjidhet në zgjedhje

Maqedonasit të cilët jetojnë në Melburn të Australisë, organizuan një tubim gjithë-maqedonas dhe dërguan porosi.

Tubimi u mbajt nën moton „Populli zgjohet për mbrojtje të Maqedonisë“, njofton Kurir, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Prej atje dërguan porosi që kriza në Maqedoni duhet të zgjidhet në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen më 5 qershor.


Deputeti nga diaspora, Vasko Naumovski, ishte pjesë e këtij tubimit ku në mesin e maqedonasve theksoi se populli duhet të zgjohet dhe ta mbrojë Maqedoninë.

Me zgjedhjet e 5 qershorit, konsiderojnë që populli do t’ia kthejë stabilitetin Maqedonisë./Telegrafi/