Krahas marrjes së terapisë, shtypja e gjakut mund të rregullohet edhe me ushqim të drejtë. Ekspertët rekomandojnë që ta shmangni këtë ushqim nëse keni shtypje të lartë të gjakut.
Prodhimet mishrave të terur
Këto prodhime të shijshme mund të jenë bombë e vërtet natriumi. Vetë përgatitja e këtij mishi kërkon shtesë goxha të madhe kripe. Ushqimi i cili përmban përqindje të kripës janë prodhimet e mishrave të terura, picat e ngrira, lëngjet e blera nga pemët dhe perimet, prodhimet nga domatet e konservuara…
Pica e ngrirë
Edhe vetë përbërësit e picës përmbajnë mjaft kripë – brumë, djathë, salcë domateje, prodhime mishrash të terur… Mirëpo, prodhuesit i shtojnë edhe më shumë kripë këtij specialiteti të shijshëm para ngrirjes në mënyrë që të ruajnë shijen/
Tranguj turshi
Konservimi i ushqimit nënkupton edhe shtesë kripe. Mirëpo, kripa e tepërt nga trangujt e zakonshëm mund të bëjë sfungjer për natrium. Sa më gjatë që të qëndrojnë perimet në lëng të njelmët, aq më shumë do të thithin kripën.
Domate nga konserva
Prodhimet siç janë salca e domateve, salca për brumëra nga konserva përmbajnë mjaft kripë. Vetëm një filxhan e këtyre prodhimeve mund të përmbajë edhe deri në 600 mg natrium.
Sheqeri
Siç e dini me siguri, konsumimi i shtuar i sheqerit mund të çojë në shtim peshe dhe në probleme të shumta shëndetësore. Gjithashtu, personat të cilët janë me mbipeshë u ekspozohen më shumë rrezikut nga ngritja e presionit të gjakut. Ekspertët rekomandojnë konsumim ditor më së shumti nëntë lugë të vogla sheqer.
Lëkura e pulës dhe ushqimi i përpunuar
Personat me hipertension do të duhej t’u shmangen yndyrave të ngopura, andaj nuk u rekomandohet personave të cilët vuajnë nga shtypja e lartë e gjakut.
Kafja
Kjo pije e zezë mund të shkaktojë ngritje të shpejtë të shtypjes së gjakut. Nuk kafja i vetmi fajtor për ngritje të shtypjes së gjakut, por edhe të gjitha pijet të cilat përmbajnë kafeinë, siç janë pijet e gazuara dhe çaji.
Alkooli
Sasia e vogël mund të ulë shtypjen e gjakut, mirëpo sasia e tepruar e alkoolit mund të shkaktojë hipertension. Sekreti i shëndetit të mirë vërtet është në kujdes. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos