LAJMI I FUNDIT:

Azem Vllasi lartëson figurën e Fadil Hoxhës (Video)

Azem Vllasi lartëson figurën e Fadil Hoxhës (Video)

“Zakonisht kur kemi përvjetor, që ne kemi shumë të tilla, bisedojmë për tema historike. Fadil Hoxha ka qenë komunist, ka qenë i përkushtuar në çështjen e shqiptarëve, ai ka vepruar në rrethana të rënda lufte. Po mos të ishin partizanët e Fadil Hoxhës e organizata e partizanëve ku kishin me qenë sot shqiptarët”, tha Azem Vllasi, ish-politikan, tash avokat.

Sipas tij, pas Plenumit të katërt të Lidhjes Komuniste, të gjitha ato që janë arritur, u arritën falë Fadil Hoxhës e bashkëpunëtorëve të tij.


“Ishte për shumë vjet përfaqësues i Kosovës në dy presidencat jugosllave, ka qenë shumë i përkushtuar”, tha Vllasi në Rrokum Roll” të TV Rrokum.

“Raportet e mia kanë qenë korrekte, e kam pas një respekt për faktin se edhe baba im më ka folur për Fadil Hoxhen. Gjithmonë kam pas raporte korrekte”, tha Vllasi kur u pyet se si i kishte raportet me Hoxhen.

“Ka qenë propagande tamam në stilin e propagandës”, tha ai lidhur me lajmet e mëhershme se Fadil Hoxha është tradhtar, she se me anë të tyre po zgjatet një dorë e Serbisë.

“Unë mendoj që Fadil Hoxha kur të merren baticat dhe zbaticat ai e ka një vend të merituar pozitiv në historinë tonë, prandaj duhet një lloj mirënjohje. Jam i habitur se si në Gjakovën e Fadil Hoxhës s’është emëruar asnjë rrugë me emrin e tij”, tha ai rreth nismës për Hoxhen në vend.

“Histori bardh e zi nuk ka, as te ne nuk mundet me qenë”, tha ndër të tjera ai duke folur për Hoxhen.

Ai ka folur edhe për aktualitetin politik në vend.

“Vetëvendosja është organizatë revolucionare, ajo i ka parimet e synimet e veta nuk bënë as me AAK-në e as me Nismen. Nëse e merr vet pushtetin mirë… me koalicion nuk mundet ajo. Megjithatë mbetet një opozitë serioze, se unë gjithë kam thënë se pa VV-në s’ka pas opozitë”, tha Vllasi duke folur rreth tri partive opozitare. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjashtë të lënduar nga aksidenti në Prishtinë, fotografi nga vendi i ngjarjes

Gjashtë të lënduar nga aksidenti në Prishtinë, fotografi nga vendi i ngjarjes

Kronika e Zezë
Aksident te konviktet në Prishtinë, lëndohen gjashtë persona

Aksident te konviktet në Prishtinë, lëndohen gjashtë persona

Kronika e Zezë
Mosmarrëveshje për “përdorimin” e veturës, burri në Kishnicë deklaron në Polici se nuk dëshiron të jetojë më me gruan

Mosmarrëveshje për “përdorimin” e veturës, burri në Kishnicë deklaron në Polici se nuk dëshiron të jetojë më me gruan

Kronika e Zezë
Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Lajme
Gjashtë të lënduarit nga aksidenti në Prishtinë po trajtohen në QKUK

Gjashtë të lënduarit nga aksidenti në Prishtinë po trajtohen në QKUK

Lajme
Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Siguri
Kalo në kategori