LAJMI I FUNDIT:

Haxhiu: Kosova duhet të dialogojë me serbët e saj e jo me Serbinë

Haxhiu: Kosova duhet të dialogojë me serbët e saj e jo me Serbinë

Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu duke folur për 3 vjetorin e nënshkrimit të marrëveshjes Kosovë- Serbi për normalizimin e marrëdhënieve në mes këtyre dy shteteve, ka thënë se Vetëvendosje në vazhdimësi e ka kundërshtuar këtë marrëveshje.

Haxhiu ka shtuar se VV-ja ka kundërshtuar çdo herë formën e qeverisë se gjoja po i normalizojnë marrëdhëniet me Serbinë.

“Nuk mund të ketë normalizim marrëdhëniesh me një shtet i cili nuk ka kërkuar falje për gjenocidin e bërë. Kemi Listën Srpska e cila  dirigjohet nga Beogradi dhe e bënë të pamundshëm zhvillimin e shtetit. Ne kemi kërkuar që secila marrëveshje që ka dal nga Brukseli të rishikohet”, ka thënë Haxhiu në “Info Magazinë” në Klan Kosova.


Ajo ka shtuar se këto marrëveshje Kosova vetëm sa ka degraduar.

“Kemi parë që Serbia nuk ka ndryshuar qasje, ajo tenton që në forma të ndryshme të ndërhyjë në autonominë e Kosovës”, tha Haxhiu.

Haxhiu shtoi se Kosovës i nevojitet dialog me serbët e Kosovës e jo me Serbinë një gjë të cilën Vetëvendosje e ka kërkuar vazhdimisht./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti kërkon nga Perëndimi t’i ndërpriten ndihmat Serbisë dhe kthimin e zonës së sigurisë kufitare

Kurti kërkon nga Perëndimi t’i ndërpriten ndihmat Serbisë dhe kthimin e zonës së sigurisë kufitare

Lajme
Ambasadori gjerman dhe ai britanik shijojnë bukuritë natyrore të Kosovës

Ambasadori gjerman dhe ai britanik shijojnë bukuritë natyrore të Kosovës

Lajme
​Hoti: S'ka hapësirë bashkëpunimi me LVV-në, nëse nuk fitojmë do të qëndrojmë në opozitë

​Hoti: S'ka hapësirë bashkëpunimi me LVV-në, nëse nuk fitojmë do të qëndrojmë në opozitë

Lajme
Kurti tha se liberalizimi i vizave nuk e ka rritur migrimin, reagon Haradinaj

Kurti tha se liberalizimi i vizave nuk e ka rritur migrimin, reagon Haradinaj

Lajme
Mandl: Lidershipi i Serbisë po sillet në mënyrë agresive duke mos e pranuar të kaluarën

Mandl: Lidershipi i Serbisë po sillet në mënyrë agresive duke mos e pranuar të kaluarën

Lajme
Osmani publikon fotografi nga darka e organizuar nga Macroni për krerët e shteteve të Frankofonisë

Osmani publikon fotografi nga darka e organizuar nga Macroni për krerët e shteteve të Frankofonisë

Lajme
Kalo në kategori