LAJMI I FUNDIT:

Në KSHZ bisedohet për 139 mijë votues pa adresë

Zv. ministri plotësues i punëve të brendshme, Mitko Çavkov dhe zv. drejtori i Entit Shtetëror të Statistikave (ESHS), Dejan Stankov, kanë vizituar KSHZ-në, për të diskutuar rreth 139 mijë votuesve të cilët nuk kanë adresë banimi në vend, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Këta janë shtetas të Maqedonisë që kanë dokumente të vlefshme udhëtimi, por nuk kanë letërnjoftim të vlefshëm, pra nuk kanë adresë në vend.

Sipas të gjitha gjasave, bëhet fjalë për emigrantë të cilët duhet të votojnë në përfaqësitë diplomatike-konzulare të vendit. Këta persona nuk kanë adresë banimi pasi që nuk i plotësojnë kushtet ligjore për vendbanim.


KSHZ-ja kërkoi informacione shtesë nga MPB-ja për këta persona, pas nënshkrimit të listës zgjedhore vetëm nga zv. ministri shtesë, Mitko Çavkov, ndërkaq edhe përgjigja është nënshkruar vetëm nga Çavkovi.

Ligji thotë që secili dokument duhet të nënshkruhet edhe gna ministri, pra Oliver Spasovski, në të kundërtën, dokumenti nuk vlen./Telegrafi/