LAJMI I FUNDIT:

Thaçi priti ambasadoren zvicerane, flasin për bashkëpunimin Kosovë-Zvicër

Thaçi priti ambasadoren zvicerane, flasin për bashkëpunimin Kosovë-Zvicër

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot ambasadoren e Zvicrës në Kosovë, Krystyna Marty Lang, me të cilën bisedoi për bashkëpunimin mes dy shteteve.

Presidenti Thaçi e falënderoi ambasadoren Lang për marrëdhëniet e mira mes dy vendeve.

“Ju falënderoj që për vite të tëra vazhdoni të jeni partner i rëndësishëm i Kosovës. Kemi bashkëpunim të shkëlqyer dypalësh”, u shpreh presidenti Thaçi.


Për diasporën e madhe kosovare që jeton në Zvicër, presidenti Thaçi tha se “ajo është një urë lidhëse mes dy vendeve dhe popujve”.

Ndërkaq, ambasadorja e shtetit helvetik në Kosovë, Krystyna Marty Lang, e uroi presidentin Thaçi për detyrën e të parit të vendit, duke shtuar se Zvicra mbetet partnere e Kosovës.

Duke folur për nevojën e thellimit të bashkëpunimit në mes dy shteteve, presidenti Thaçi theksoi se duhen eksploruar mundësitë për forcimin e mëtejmë të këtij bashkëpunimi, veçanërisht në ekonomi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Siguri
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë

Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë

Politikë
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Drejtësi
Kalo në kategori