LAJMI I FUNDIT:

Koha në të cilën zgjohemi natën zbulon cila pjesë e trupit është “më e dobët”

Koha në të cilën zgjohemi natën zbulon cila pjesë e trupit është “më e dobët”

Nëse natën zgjoheni në kohë të njëjtë ose megjithatë nuk mund të flini, zbuloni shkakun e vërtetë dhe mësoni se çfarë porosie ju dërgon trupi juaj.

Nëse zgjoheni midis orës 23 dhe orës një pas mesnate

Zgjimi në këtë kohë do të thotë që hani ushqim tepër të rëndë dhe tepër të yndyrshëm dhe se është koha që të ndryshoni shprehitë e ushqimit,  transmeton Telegrafi.


Gjithashtu, zgjimi në këtë kohë mund të thotë edhe që në vete i mbani emocionet negative si p.sh. hidhërimi, zemërimi dhe gjykimi i vetvetes dhe/ose i të tjerëve.

Nëse zgjoheni midis orës 1 dhe orës 3 pas mesnate

Trupi ju tërheq vërejtjen që të ndryshoni ushqimin dhe të zvogëloni pirjen e alkoolit.

Gjithashtu, zgjimi në këtë kohë është i lidhur me emocionet negative si p.sh. hidhërimi, zemërimi dhe fajësia për ç’shkak vështirë mund të relaksoheni.

Young man wrapped in blanket on edge of bed

Nëse zgjoheni midis orës 3 dhe 5 para mëngjesi

Nëse zgjoheni midis orës 3 dhe 5, kjo mund të jetë shenjë që mushkëritë janë tepër të ngarkuara me ajër të ndotur apo me shprehinë si p.sh. shprehia e pirjes së duhanit, por edhe me ushqimin e rëndë.

Gjithashtu, zgjimi në këtë kohë është i lidhur me ndjenjat si p.sh. të pikëllimit dhe keqardhjes.

Nëse zgjoheni midis orës 5 dhe 7

Zgjimi në këtë kohë mund të thotë që trupi ju është i dehidruar dhe i mungon uji, por edhe ndjenja e padurimit, ndjenja e të qenit i paplotësuar dhe ndjenja e pasigurisë.

Gjithashtu, kjo mund të thotë që në jetë ju mungojnë ndryshimet, lëvizjet dhe kujdesi për veten. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori