LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti: Dëshmorët ranë për flamur kombëtar e jo për një pëlhurë

Ahmeti: Dëshmorët ranë për flamur kombëtar e jo për një pëlhurë

Me një akademi përkujtimore, Komuna e Prishtinës ka përmbyllur aktivitetet e sotme në shënim të Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Prishtinës.

Duke u kujtuar vepra e tyre në këtë akademi u tha se dëshmorët janë ata që dhanë gjithçka për lirinë e vendit duke shënuar kështu historinë.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti tha se politikanët e vendit duhet të vazhdojnë të punojnë dhe prapë nuk mund të arrijnë 10 përqindshin e punës që dëshmorët bënë për Kosovën.


Ahmeti theksoi se nuk po kërkohet nxitja e urrejtjes por tani pas luftës po kërkohet drejtësia.

“Dëshmorët që luftuan e dhanë jetën për këtë flamur, jo për konceptin e një pëlhure, por për konceptin e një kombi. Ne sot përulemi para veprës së këtyre dëshmorëve dhe asnjëherë nuk mund të bëjmë çka kanë bërë ata”, tha Ahmeti

Ndërsa, Ibrahim Mehmeti nga shoqata e Familjeve të Dëshmorëve të komunës së Prishtinës tha se vepra e dëshmorëve të vendit i thërret ndërgjegjes së shoqërisë dhe kombit. Ai shtoi se fam iljet e dëshmorëve janë duke u trajtuar keq nga institucionet shtetërore.

“Dëshmorët e kombit janë vlerë e madhe kombëtare, janë krenari e familjes, bashkëluftëtarëve, shoqërisë dhe kombit. Janë dëshmorët ata që bënë historinë dhe ngritën vlerën kombëtare të kombit, që me luftën heroike na sollën lirinë. Veprat e tyre heroike i thërrasin ndërgjegjes së bashkëluftëtarit, shoqërisë dhe kombit. Familjet e dëshmorëve janë në gjendje të rëndë emocionale, të trajtuar keq nga institucionet dhe trajtohemi si raste sociale”,tha Mehmeti.

Në trend Lajme

Më shumë
Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Lajme
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Lajme
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Lajme
Boshatisen qendrat e emigrantëve! Operatorët largohen nga Shëngjini e Gjadri

Boshatisen qendrat e emigrantëve! Operatorët largohen nga Shëngjini e Gjadri

Lajme
Plagosja e dy personave në Prishtinë – policia arreston të dyshuarin

Plagosja e dy personave në Prishtinë – policia arreston të dyshuarin

Kronika e Zezë
Kalo në kategori