LAJMI I FUNDIT:

Nëse jeni person që pini alkool, patjetër që duhet ta lexoni këtë…

Nëse jeni person që pini alkool, patjetër që duhet ta lexoni këtë…

Duke e pasur në konsideratë që alkooli është një depresues, ky informacion e bën të qartë se çfarë efekte negative mund të ketë në shëndetin mendor dhe fizik.

Telegrafi i sjell disa nga efektet negative afatgjata që i ka alkooli në trupin e njeriut.

Shkakton kancerin


Shumë studime e ndërlidhin konsumimin e alkoolit me zhvillimit e kancerit, duke cekur se konsumimi i alkoolit e shkakton: kancerin në kokë dhe qafë, kancerin në mëlçi, kancerin në gji etj.

Zvogëlim prodhimin e vitaminës B12

Konsumimi i tepërt i alkoolit shkakton që ulë nivelet e vitaminës B12 dhe kjo mund  ta dëmtoj shëndetin shumë, transmeton Telegrafi.

Gjithashtu, disa studime të fundit kanë treguar se edhe konsumimi i rregullt apo modest i alkoolit mund të ndikoj në nivelet e vitaminës B12.

Zvogëlim prodhimin e vitaminës D

Alkooli pengon në pankreas dhe aftësinë e tij për të absorbuar kalciumin dhe vitaminën D.

Alkooli gjithashtu ndikon në mëlçi, që është rëndësishme për aktivizimin e vitaminës D, dhe e domosdoshme për absorbimin e duhur të kalciumit.

Depresues

Alkooli është depresues që i zvogëlon nivelet e serotinës në trurin tonë. Shumë njerëz mendojnë se me alkool do e shmangin depresionin, mirëpo ata vetëm sa e zhvillojnë atë shkaku i tij. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Çfarë është hernia inguinale?

Çfarë është hernia inguinale?

Kalo në kategori