LAJMI I FUNDIT:

Leverkusen ia tregonin çmimin e Lenos gjigantëve evropian

Leverkusen ia tregonin çmimin e Lenos gjigantëve evropian

Gjermania njihet si një shtet që prodhon portierë shumë cilësorë dhe njëri prej tyre është edhe Bernd Leno.

Anëtari i Bayer Leverkusenit ka treguar paraqitje të mira në tri sezonet e fundit dhe tani është bërë cak i disa skuadrave evropiane.

Gjiganti spanjoll, Real Madrid ai anglez Manchester City dhe ai francez Paris Saint Germain janë tri skuadrat që e kërkojnë Lenon.

Por Leverkuseni ka vendosur ta lë të lirë yllin e saj duke i caktuar edhe çmimin e largimit.


18 milionë euro kërkon skuadra gjermane për ta lënë të lirë, ndërsa tri skuadrat e lartpërmendura duhet të paguajnë këtë shumë për ta bërë të vetin 24-vjeçarin. /Telegrafi/