LAJMI I FUNDIT:

Të gjitha vendimet ‘kundërthënëse’ të Gjykatës Kushtetuese

Të gjitha vendimet ‘kundërthënëse’ të Gjykatës Kushtetuese

Gjykata Kushtetuese ka luajtur rolin vendimtar në procesin tetëvjeçar politik të Kosovës, duke nxitur zgjedhje dhe duke prishur koalicione. Gjatë tetë vjetëve Kushtetuesja ka rrëzuar dy presidentë, ka propozuar një mandatar dhe ka prishur dy koalicione

Gjatë tetë vjetëve të shtetësisë Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka luajtur rolin vendimtar në proceset politike të vendit, duke rekomanduar shkarkim presidentësh, caktim të mandatarit qeveritar, zhbërje marrëveshjesh e vendime të tjera.

Për opozitën dhe analistët politikë e juridikë, disa nga vendimet e gardianit të Kushtetutës kanë qenë kundërthënëse, të padrejta dhe të ndikuara politikisht, shkruan gazeta “Zëri”.


Ndër vendimet që ka marrë kjo Gjykatë gjatë tetë vjetëve të kaluar kanë qenë: rasti “Sejdiu”, rasti “Pacolli”, “Mandatari i Qeverisë”, “Marrëveshja e Asociacionit” dhe rasti “Thaçi”.

Njohësit e çështjeve kushtetuese thonë se vendimet “e padrejta” në këto pesë raste kanë bërë që Kushtetuesja ta humbë kredibilitetin, të cilin do të duhej ta gëzonte si institucioni përfundimtar për interpretimin e Kushtetutës.

Për më tepër, analistët vlerësojnë se Gjykata Kushtetuese në disa raste i ka tejkaluar kompetencat e veta, duke dalë kështu si një pushtet i katërt.

Në trend Lajme

Më shumë
Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Lajme
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Kronika e Zezë
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Kalo në kategori