LAJMI I FUNDIT:

Arsene Wenger lëvdon mbrojtësit e tij

Arsene Wenger lëvdon mbrojtësit e tij

Bosi i Arsenalit, Arsene Wenger, ka folur mirë për mbrojtësit e tij.

Wenger thotë se nuk ka shumë për të zgjedhur, mes Mertesackerit dhe Gabrielit, pasi ata ofrojnë shumë cilësi në repartin defensiv.

“Eshtë një zgjedhje e ngushtë. Njëri ka shpejtësi, tjetëri ka përvojën dhe lidershipin. Varet ndaj kujt luajmë”.

“Shembull të dielën e kaluar ne luajtëm ndaj Sakhos dhe nuk menduam për Carrollin”.


“Ne e kemi blerë Gabrielin dhe duhet t’i japim shans të zhvilllohet si lojtar. Unë dua stabilitet këtu. Por, kur një ekip luan me kundërsulme na duhet shpejtësi. Më pëlqen të luaj secilën ndeshje me mbrojtësit e njëjtë”, u shpreh Wenger. /Telegrafi/