Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar ndaj përgjigjeve që Inspektorati i Policisë së Kosovës dhe Komisioni i Ankesave për të Huaj u ka kthyer shtetasve shqiptarë dhe të tjerëve, të cilët u ndaluan për të hyrë në Republikën e Kosovës më 17 shkurt, kur opozita mbajti protestën e saj kundër Asociacionit me Serbinë dhe demarkacionit me Malin e Zi.
Sipas Vetëvendosjes, Bashkim Rodonit, me profesion artist, regjisor e muzikant, i ishte ndaluar hyrja dhe ishte shpallur person i rrezikshëm.
Atij i ishte thënë se mund të ankohej përmes një poste elektronike që është fiktive dhe jofunksionale.
“Më 17 shkurt të këtij viti, qytetarë të shumtë nga Shqipëria po vinin për të protestuar në protestën e thirrur në Prishtinë për shtet me sovranitet dhe kundër qeverisë antikushtetuese. Policia i Kosovës përveç që ua ndaloi hyrjen në Kosovë padrejtësisht, tre prej tyre i shoqëroi në zyrën e Policisë në kufi. Gent Amzai nga Struga, që është student i filozofisë në Tiranë, u arrestua dhe iu shqiptua masa 30 ditë paraburgim në Prizren. Bashkim Rodoni, që është artist, regjisor e muzikant, u shpall person i rrezikshëm dhe iu ndalua hyrja në Kosovë. Për më tepër, në vendimin që iu dha Rodonit shkruante se mund të ankohej në mpb.kah@ks-gov.net, e-mail ky që doli të jetë fiktiv, dhe në fund edhe vetë MPB pranoi se është e-mail jofunksional”, thuhet në reagimin e Vetëvendosjes.
Sipas Vetëvendosjes, regjisori Bashkim Rodoni, më 23 shkurt të këtij viti u ankua në Inspektoratin e Policisë, të cilët i kanë kthyer përgjigje së fundmi se në ankesë “nuk ka elemente të veprës penale nga ana e zyrtarëve policor të Pikës Kufitare në Vërmicë”, dhe se ankesa tashmë është proceduar në Drejtorinë e Standardeve Profesionale të Policisë së Kosovës, për veprime të mëtutjeshme disiplinore.
Kurse, studenti Gent Amzai iu drejtua Komisionit të Ankesave për të Huaj, Komision ky që në përgjigjen e dhënë ditë më parë arsyetoi veprimet e padrejta të Policisë së Kosovës.
“Protesta e thirrur më datën 17 shkurt, ishte protesta më e madhe e mbajtur në Kosovën e pasluftës. Paniku i pushtetit për masivitetin e saj bëri që ta keqpërdorin gjithë mekanizmin shtetëror për ta shtypur e për ta dobësuar protestën. Në këtë funksion, ishte edhe ndalja e qytetarëve shqiptarë në Pikën Kufitare në Vërmicë. Ndalja e tyre, kthimi mbrapsht, dhe të gjitha masat e tjera që janë marrë ndaj tyre, janë vendime politike me urdhra të pushtetit e të realizuara nga Policia e Kosovës si vegël e këtij pushteti në kundërshtim me Konventat Ndërkombëtare të lëvizjes së lirë dhe të drejtës së tubimit në çdo kohë e vend”, thuhet tutje.
Vetëvendosje thotë se përgjigjet që kanë kthyer Inspektoriati Policor i Kosovës dhe Komisioni i Ankesave për të Huaj, dëshmojnë edhe njëherë atë që e ka theksuar shpesh Vetëvendosje, dhe sipas saj, tanimë dhe raportet ndërkombëtare, se Kosova po rrëshqet drejt shtetit autoritar.
“Institucionet e Republikës së Kosovës duhet të ndryshojnë qasjen njëherë e përgjithmonë karshi qytetarëve të Republikës së Shqipërisë dhe angazhimit të tyre maksimal për një Kosovë sovrane.”
Edhe deportimi i Boiken Abazit dhe Arbër Zaimit, arrestimi i Gent Amzait, dhe shpallja e regjisorit Bashkim Rodoni person i rrezikshëm, sipas Vetëvendosjes, janë veprime të ulëta politike pa asnjë bazë ligjore.
“Këto i shërbejnë Kosovës së Isës e Hashimit – asaj me “Zajednicë”, e jo Kosovës së qytetarëve të vet – asaj me sovranitet”, thuhet në fund.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Serwer: Uashingtoni foli shumë pak, kur njerëzit e Vuçiqit sulmuan paqeruajtësit e NATO-s në veri
Shkup, mjë 17-vjeçar është goditur nga rryma sot pasdite teksa ishte ngjitur mbi një vagon
Vrasja te tregu në Mitrovicë, prokurori kërkon dënim maksimal për të akuzuarin
Sondazhi i parë i Valicon për zgjedhjet e 9 shkurtit, këto janë rezultatet
Dhjetëra persona kërkojnë ndihmë për evakuim dhe trajtim mjekësor, policia jep detaje për zjarrin në Emshir
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi
Objekti banesor përfshihet nga zjarri në Emshir të Prishtinës
Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij
ShBA lejon blerjen e helikopterëve “Black Hawk” për FSK-në, Fetoshi: Arritja më e madhe për Kosovën dhe mesazh i qartë për Serbinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Ia përmendën faktin që s'ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët
Videoja e BBVA që po bëhet virale, G Bani dhe Laerti flasin greqisht me gjuhë denigruese dhe kërcënuese për Gjestin
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Situatë tejet e tensionuar mes Rozanës dhe Gertës në BBVA, G Bani hyn në mes që t'i ndajë
Kontrata e shekullit në futboll: Përveç milionave, Ronaldo po bëhet edhe bashkëpronar te Al Nassr
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime