LAJMI I FUNDIT:

Verifikohen tre raste të diskriminimit në vitin 2015

Verifikohen tre raste të diskriminimit në vitin 2015

Komisioni për mbrojtje nga diskriminimi gjatë vitit të kaluar ka verifikuar tre raste të diskriminimit në baza të ndryshme, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Në raportin të cilin sot Komisioni e prezantoi së bashku me OSBE, theksohet se në dy raste diskriminimi i verifikuar ka të bëjë me statusin personal ose shoqëror, në një rast në bazë të paaftësisë fizike, gjinisë, llojeve tjera të bindjes, moshës dhe përkatësisë në bashkësi të margjinalizuar.

Sipas Raportit, Komisioni ka ngritur procedime sipas 35 parashtresave që janë dorëzuar dhe janë përfunduar në vitin 2015. Në procedimin e mëtutjeshëm, nga 66 lëndë të proceduara, në 15 prej tyre komisioni nuk ka verifikuar që ekziston diskriminim. Më tepër se 10 raste Komisioni nuk i ka proceduar parashtresat për shkak të ekzistimit të procedurës gjyqësore, mospasjes së diskriminimit ose për shkak se Komisioni nuk ka kompetenca ti procedojë.


Raporti vjetor përmban analiza të të dhënave statistikore, prezantim të rasteve konkrete të cilat japin pasqyrë të qartë për shkallën e ndryshimit të gjendjes në vitet e kaluara, si dhe tregues të strategjisë se si të arrihet përmirësim dhe avancim në fushën e mbrojtjes nga diskriminimi. Raporti përmban edhe të dhëna për veprim pro-aktiv, për projektet të cilët janë realizuar nga Komisioni në bashkëpunim me organet shtetërore, me organizatat joqeveritare, me qëllim të ngritjes së vetëdijes së opinionit publik për problemin e diskriminimit, përcjelljes së sjelljeve diskriminuese, si dhe për krijimin e kulturës së respektimit të së drejtave të njeriut, barazisë, tolerancës dhe rritjes së mbrojtjes efikase juridike./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori