Kryetari i Prizrenit Ramadan Muja, ka mbetuar i vetmuar. Asnjë personalitet vendorë e ndërkombëtar nuk kanë pranuar të takohen, pas dënimit për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Muja është injoruar edhe nga ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga. Ajo, gjatë mandatit të saj, në vizitat që ia ka bërë qytetit të Prizrenit, asnjëherë nuk është takuar me Mujën.
Muajin e kaluar kryetari Muja nuk është vizituar as nga Princi i Wales-it, Charles, pavarësisht që ky i fundit gjatë vizitës në Prizren, ka takuar edhe qytetarë në sheshin “Shatërvan”.
Kryetari i Prizrenit Ramadan Muja, bashkë me ish-drejtorët e tij është dënuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare nga Gjykata Themelore e Prizrenit.
Përfaqësuesi i shoqërisë civile, Ramadan Klisurica thotë se personalitetet të cilët nuk kanë vizituar kryetarin Muja, kanë respektuar vendimin e Gjykatës.
“Unë këtë punë e shoh, si rrespektim të vendimit të gjykatës”, thotë ai.
“Krahas saj e shoh edhe si kujdes të shtuar që mos të japin hapësirë për interpretim të ndikimit në vendimet e gjyqesorit përmes realizimit të takimeve të tilla, sepse në njëren apo formën tjetër ato takime do të kishin kuptim të ofrimit të përkrahjes ndaj Mujës”.
Kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja, është injoruar edhe nga kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.
“Do të vizitoj edhe Prizrenin”,ka premtuar Mustafa sot në Mamushë, pa saktësuar se a do të takohet edhe me kryetarin Muja.
Mustafa, deri më tash ka vizituar shumicën e kryetarëve të komunave të Kosovës. Madje, ka vizituar edhe kryetarin e Malishevës, Ragip Begajn, pavarëisht që ky i fundit e prishin koalicionin me LDK-në.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëATK konfirmon çmimet e tregut për barna, OFK kërkon nga MSh të marrin veprime për të parandaluar dëmtimin e barnatoreve
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Shëndeti mendor në fokus – stresi, sulmet e panikut, traumat e depresioni, flet psikologia Antigona Qenaj
U arratis nga burgu i Shën Kollit, policia ofron 10 mijë euro për kapjen e Daut Lazes
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze