LAJMI I FUNDIT:

Ali Ahmeti: BDI-ja nuk pajtohet me vendimin e Ivanovit

Ali Ahmeti: BDI-ja nuk pajtohet me vendimin e Ivanovit

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, sot është takuar me shefin e misionit të OBSE/ODIHR-it në Maqedoni, Jan Petersen, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Në këtë takim u shmëbyen mendime rreth përgatitjeve të zgjedhjeve të parakohshme, si edhe për krizën politike në Maqedoni.


Me këtë rast, Ahmeti theksoi se BDI-ja nuk pajtohet me vendimin e përshpejtuar të të ashtuquajturit kryetari Ivanov, prandaj edhe kërkon tërheqjen sa më të shpejtë të vendimit, pasi që e rënon marrëveshjen e Shkupit dhe arritjet e deritanishme.

Më tej, Ahmeti tha se krizën politike e zgjidh vetëm mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme dhe zbatimi i Marrëveshjes, sepse qytetarët nuk mund ta durojnë gjatë këtë agoni shoqërore nga e cila vuan ekonomia, ndihma sociale, por edhe siguria në vend./Telegrafi/