LAJMI I FUNDIT:

Edhe pas 17 vjetësh, Kosova mbetet ndër vendet më të korruptuara

Edhe pas 17 vjetësh, Kosova mbetet ndër vendet më të korruptuara

Tri ligjet që e rregullojnë konfiskimin e pasurisë kanë kompetenca të ndryshme dhe në një farë mënyre vetëm se sa shkaktojnë konflikt dhe nuk e ndihmojnë aspak sistemin e konfiskimit të pasurisë, i cili nuk kanë sjellë rezultate në luftimin e kësaj dukurie.

Kështu u tha në hulumtimin e organizatës “Çohu” mbi procesin e konfiskimit të pasurisë në Kosovë.

Sipas hulumtimit, vetëm gjatë vitit 2015 janë 16 milionë pasuri të sekuestruar dhe kemi vetëm 100 mijë euro pasuri të konfiskuar.


Artan Demhasaj nga kjo organizatë ka thënë se sipas të dhënave zyrtare konfiskim më të madh ka vetëm në shtëpi, banesa, hotele, por që shumë pak konfiskim të parasë.

“Kjo tregon se deri më tani në Kosovë fokusi nuk është tek pasuria e paraja, por më shumë është tek individi ose te kryesi i veprës penale. Deri sa Kosova nuk ndërton një sistem ku ndjek paranë, do të ndjek në mënyrë objektin dhe jo subjektin, konsideroj se suksesi ka qenë shumë i mangët. Fokusi i parandalimit të krimit të organizuar duhet të jetë tek paraja dhe jo tek individi…”, ka thënë ai.

Albulena Haxhiu, kryetare e Komisionit Parlamentar për Legjislacion tha se dhe pse janë ngritur mekanizmat për parandalimin dhe luftimin e korrupsionit, Kosova sot e 17 vjet pas luftës po vazhdon të qëndroj në majat e vendeve që kanë korrupsionin më të lartë, skandalet korruptive po kalojnë fshehurazi dhe prokuroria po hesht. /Zëri/

Në trend Lajme

Më shumë
John Ratcliffe, drejtor i ri i CIA-s dhe lidhjet e forta me komunitetin shqiptar në SHBA

John Ratcliffe, drejtor i ri i CIA-s dhe lidhjet e forta me komunitetin shqiptar në SHBA

Lajme
Gazifikimi i Korçës, projekti fillon vitin tjetër dhe pritet të përfundojë në 2027-ën

Gazifikimi i Korçës, projekti fillon vitin tjetër dhe pritet të përfundojë në 2027-ën

Lajme
Ahmeti: Akuzat e Qeverisë ndaj Prokurorisë Speciale janë skandaloze

Ahmeti: Akuzat e Qeverisë ndaj Prokurorisë Speciale janë skandaloze

Lajme
Haziri: Në Vetëvendosje janë të pakënaqurit e PDK-së

Haziri: Në Vetëvendosje janë të pakënaqurit e PDK-së

Politikë
Arrestohen dy të dyshuar për vrasjen e 37-vjeçarit në Gjilan

Arrestohen dy të dyshuar për vrasjen e 37-vjeçarit në Gjilan

Drejtësi
​“Bëjeni Kosovën të madhe sërish”, në Prishtinë vendosen posterë me Trumpin e Grenellin

​“Bëjeni Kosovën të madhe sërish”, në Prishtinë vendosen posterë me Trumpin e Grenellin

Lajme
Kalo në kategori