LAJMI I FUNDIT:

Katër prokurorë pranuan Çmimin për Drejtësi “Sali Çekaj”

Katër prokurorë pranuan Çmimin për Drejtësi “Sali Çekaj”

Me propozimin e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Ministria e Drejtësisë në shenjë mirënjohje për kontributin e dhënë në ndërtimin e sistemit të pavarur të drejtësisë në Kosovë, iu ndau Çmimin për Drejtësi “Sali Çekaj” prokurorëve: Drita Hajdari, nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, Admir Shala, nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës dhe Fikrije Fejzullahu nga Prokuroria Themelore në Prishtinë.

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, i cili ua dorëzoi sot prokurorëve çmimin e ndarë nga Ministria e Drejtësisë, i falënderoi këta prokurorë, duke vlerësuar dhe çmuar punën dhe angazhimin e tyre të palodhshëm në ndërtimin e sistemit të pavarur prokurorial dhe në forcimin e sundimit të ligjit në vendin tonë.


Ministria e Drejtësisë çdo vit ndanë Çmimin “Sali Çekaj”, me qëllim të promovimit dhe shpërblimit të punës së individëve në fushën e drejtësisë në Kosovë, për kontributin e dhënë në avancimin e çështjeve ligjore me rëndësi, promovimin e të drejtave të njeriut, për arritjet e reja në fusha të ndryshme të drejtësisë, promovim të sundimit të ligjit dhe të arritura tjera. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Lajme
Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Lajme
Kalo në kategori