LAJMI I FUNDIT:

Presidentit Thaçi i vijnë urimet nga homologët e tij botëror

Presidentit Thaçi i vijnë urimet nga homologët e tij botëror

Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçit, i kanë vërshuar me të madhe urimet nga homologët e tij botëror.

Pas marrjes së mandatit presidencial, i pari që e uroi ishte presidenti francez, François Hollande, i cili shprehu gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit mes dy shteteve.

Pas tij, nuk vonoi shumë dhe e uroi sërish presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, por këtë radhë zyrtarisht, pasi që herën e parë e kishte uruar privatisht, transmeton Telegrafi.


Edhe urimi prej sekretarit britanik, Philip Hammond, nuk i vonoi shumë dhe i erdhi.

I radhës pastaj ishte presidenti i Bullgarisë, Rosen Plevneliev, i cili edhe e ftoi që të marrë pjesë në Samitin e Udhëheqësve të Shteteve të vendeve pjesëmarrëse në Procesin e Bashkëpunimit të Evropës Juglindore, i cili këtë vit do të mbahet në Sofje.

Presidentit Thaçi urim i erdhi edhe prej presidentit të Letonisë, Raimonds Vējonis dhe prej Presidentit të Finlandës, Sauli Niinistö.

Gjithashtu, urime i dërguan edhe presidenti i Konfederatës Zvicerane, Johann N. Schneider-Ammann, si dhe Presidenti i Republikës Italiane, Sergio Mattarella.

Pas këtyre, Thaçin e uroi edhe Madhëria e Tij, mbreti i Suedisë, Carl Gustaf R, duke i shprehur dëshirat më të mira për qytetarët e Kosovës.

Urime i dërguan edhe presidenti i Hungarisë, János Áder, si dhe Presidenti i Naurusë, Baron Divavesi Waqa.

Më herët Thaçin e kishin uruar edhe presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, bashkë me presidentin e Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker.

Gjithashtu, për zgjedhjen president i vendit, Thaçin e kishte uruar edhe zëvendësndihmësi i Sekretarit Amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Hoyt Brian Yee.

Urimi, presidentit Thaçi nuk i kishte munguar as nga “vëllai”, siç e quan Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, i cili e kishte uruar qysh në ditët e para pas votimit për president.

Mediet kishin raportuar edhe për urime nga Madeleine Albright dhe kongresmeni Eliot Engel. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Lajme

"I dëgjuam telefonat duke ju dridh nën plloçë" - banori i fshatit Jabllanicë rrëfen momentin e kërkimit të fëmijëve nën rrënoja

Lajme
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Dy të maskuar me motor qëlluan mbi kamerat e shtëpisë, 3 vëllezërit i zunë në pritë - zbardhet ngjarja e djeshme në Malësinë e Madhe

Dy të maskuar me motor qëlluan mbi kamerat e shtëpisë, 3 vëllezërit i zunë në pritë - zbardhet ngjarja e djeshme në Malësinë e Madhe

Lajme
Krasniqi, Abdixhiku e Haradinaj shprehin dhimbje pas tragjedisë në Jabllanicë, kërkojnë hetim të plotë

Krasniqi, Abdixhiku e Haradinaj shprehin dhimbje pas tragjedisë në Jabllanicë, kërkojnë hetim të plotë

Lajme
Kalo në kategori