LAJMI I FUNDIT:

Pellegrini ka disa fjalë për PSG-në

Pellegrini ka disa fjalë për PSG-në

Trajneri i Manchester Cityt, Manuel Pellegrini, është shprehur shumë i lumtur me kualifikimin e skuadrës së tij në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.

“Qytetarët” eliminuan PSG-në pas fitores 1-0 në takimin e dytë duke kaluar tutje me rezultat të përgjithshëm 3-2 nga dy ndeshjet.


“Jam shumë i kënaqur, jo vetëm sepse fituam dhe u kualifikuam për gjysmëfinale, por sepse fituam në stilin e lojës që duam”.

“Nuk donim barazim 0-0, treguam që nga fillimi se donim ta mposhtnim PSG-në. Merituam golin edhe para se të shënonte Kevin De Bruyne. Dominuam ndeshjen që nga fillimi deri në fund”, është shprehur kiliani që është në muajt e fundit te City.

Ai do të pasohet nga Pep Guardiola.