Gjërat që tregojnë se nuk ju shikon me syrin që do të dëshironit
1. Ai ndryshon temë sapo ju filloni t’i bëni biseda ngacmuese. Ju jeni duke i folur me nënkuptime, por ai e çon bisedën larg çdo gjëje dyshe, edhe pse ju praktikisht jeni duke iu servirur në pjatë.
2. Ai ju hap derën, ju ndihmon të vishni xhaketën… Jo gjithmonë kjo tregon se ju pëlqen! Zakonisht, djemtë që tregohen kaq të sjellshëm, e kanë thjesht sepse janë të edukuar.
3. Ai luan me duar…por e bën me këdo. Nëse e bën vetëm me ju dhe në mënyrë ngacmuese, do të thotë se po përpiqet të vendosë kontakt fizik. Por nëse e bën me të gjitha, dhe sillet si një ‘kalama i lumtur’, do të thotë se thjesht po përpiqet të krijojë humor që të mos mërziteni.
4. Është ai tipi që mami do ta përcaktonte ‘sa djalë i mirë!’. Në këtë rast, ka shumë gjasa që ai të jetë thjesht, një djalë i mirë.
5. I kthen përgjigjet sa hap e mbyll sytë, gjithmonë. Sikur t’i interesonit si e dashur, të paktën do të përpiqej të bënte interesantin. Sidoqoftë, ka edhe nga ata që thjesht s’u durohet.
6. Ju bën nga ato komplimente që mund t’ia bënte edhe motrës. Pak a shumë kështu: ‘Sa vajzë e mirë që je’. Në vend të kësaj, do të duhej të thoshte, për shembull: ‘Sa sy të bukur që ke!’
7. Jeni kaq e bindur që ai po ua luan, derisa e shikon duke bërë të njëjtat gjëra me një vajzë tjetër. Uh, ikni më mirë. Është një flirtues kronik! I pëlqen t’i bëjë femrat të ndihen si princesha, dhe me atë rast, mbase i del me ndonjërën. Dy zoçka me një gur!
8. Vjen nga një shtet tjetër. Ka mundësi që të jetë duke flirtuar sigurisht, por e përgjithshmja është që kur djemtë komunikojnë me një vajzë nga një shtet tjetër, përpiqen të ngjajnë sa më pak maniakë të jetë e mundur. Mund të jetë në kulturën e vendit ku jeton, dhe ai tregohet shumë i komunikueshëm. Një rast që ne shqiptareve, na ngjet shpesh.
9. Ju i afroheni. I afroheni. I afroheni. Por ai nuk ju puth! Besoj është e qartë, apo jo? Vetëm nëse është në një marrëdhënie me dikë tjetër!
10. Nuk ju jep asnjë kontakt, asnjë të dhënë se ku mund ta gjeni. Është e qartë se kur një djalë ju pëlqen dhe është i interesuar, e para gjë që bën, është të sigurohet të gjejë mënyra që të mund të flisni edhe më tej.
11. Përpiqet t’ju njohë me ndonjërin nga shokët e tij. Kjo është diçka që e bëjnë të gjithë ata që nuk janë të interesuar, shkruan Anabel. Ikni nga të dy. Ose rrini. Si ta ndjesh!
12. Nuk bën asnjë përpjekje për të hyrë në komunikim me ju. Nuk është ai që ju shkruan dhe ndonjëherë, ua vonon përgjigjet me ditë. Ose është djali që s’ia ka haberin si gjuhet (po ca gjëra lindin me njeriun, dreqi e mori), ose thjesht po ju lë po aq vend në jetën e tij sa shokëve të tij. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKampionia e botës Getta Beqa ngrit alarmin rreth imitimit të Mishit të Freskët të Perutninës, kërkon kujdes nga konsumatorët
Ngjyrat ideale të flokëve gjatë sezonit dimëror për brunet
U zgjodh gruaja më e bukur në botë, për një detaj hyri në histori
Një formë ndryshe si të parandalohen sëmundjet e shkaktuara nga ushqimi
Çfarë është melasma? Pjesët e njollosura në lëkurën tuaj që errësohen në diell
Fustani i nusërisë së Ariana Grandes u frymëzua nga Audrey Hepburn
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje