Kur mendoni për kalciumin me siguri menjëherë na kujtohet që ai është mineral i nevojshëm për eshtrat dhe dhëmbët e fortë.
Megjithatë, kjo është vetëm një nga arsyet pse ne duhet ta konsumojmë rregullisht kalciumin. Personat e rritur duhet të konsumojnë mesatarisht 1000 deri 1300 miligramë kalcium në ditë. Meqenëse trupi njerëzor shpenzon kalcium më shumë se asnjë mineral tjetër, konsumimi i kalciumit është i rëndësishëm që organizmi të funksionojë në mënyrë normale.
Një hulumtim ka treguar që mungesa e kalciumit në lëkurë është një nga arsyet pse personat e vjetër kanë lëkurë më të dobët dhe më të hollë sesa të rinjtë.
Kalciumi rregullon lipidet në qelizat e lëkurës, të cilat lëkurën e mbrojnë nga kushtet e jashtme. Kur lëkura nuk mund të mbrohet në mënyrë adekuate nga kushtet e jashtme, vjen deri te shfaqja e ekzemave, inflamacioneve dhe infeksioneve. transmeton koha.net. Disa hulumtime kanë treguar që për luftën kundër ekzemave është i shkëlqyer konsumimi i shtuar i kalciumit.
Ushqimet që përmbajnë kalcium janë qumështi dhe produktet e qumështit, fasulja, frutat arrore, sardinat, salmoni, perimet me gjethe, si lakra dhe lakra e gjelbër. Disa ushqime, siç është lëngu i portokallit, qumështi i sojës, tofu dhe drithërat, mund të ndihmojnë tek absorbimi i kalciumit.
Mungesa e kalciumit mund të manifestohet me thatësinë e lëkurës, kruajtjen, plakjen e parakohshme dhe rrezikun e shtuar nga zhvillimi i kancerit të lëkurës. Kalciumi vetvetiu nuk vepron në mënyrë antioksidative, por është i rëndësishëm në rregullimin e prodhimit të antioksidantit katalazë, i cili parandalon dëmtimin e ADN-së dhe në këtë mënyrë redukton rrezikun nga dëmtimi i teksturës së lëkurës, kolagjenit dhe elastinës.
Provoni recetat me të cilat mund të përkujdeseni për lëkurën nga jashtë dhe brenda:
Maska dhe smoothie me jogurt
– 170 ml jogurt
– 1/3 e filxhanit lëng portokalli
– 1 filxhan qumësht
– ¼ e filxhanit të ekstraktit të vaniljes
– 5 copa akulli
Përzieni jogurtin dhe lëngun e portokallit. Ndani 2 lugë nga kjo përzierje dhe vëni në një anë për t’i përdorur për maskë. Shtoni qumësht, ekstrakt të vaniljes dhe copat e akullit dhe të gjitha përzieni.
Në fytyrë vëni 2 lugë të përzierjes së jogurtit dhe lëngut të portokallit, lëreni të qëndrojë 15 minuta, dhe gjatë kësaj kohe pini smoothie të shkëlqyer.
Jogurti është i pasur me kalcium, përmban acidin laktik i cili do ta ushqejë lëkurën tuaj, ndërsa lëngu i portokallit do të shpejtojë absorbimin e kalciumit.
Maska me jogurt dhe dredhëza
– ½ e filxhanit jogurt
– 1/3 e filxhanit dredhëza të përziera me mikser
– ½ e filxhanit tërshërë
Përzieni të gjithë përbërësit, aplikoni në fytyrë dhe lëreni të qëndrojë 14 minuta, pastaj shpërlani.
Maska me jogurt dhe banana
– 1 lugë jogurt
– Gjysmë banane e përzier me mikser
– 1 lugë mjaltë
Përzini të gjithë përbërësit, aplikoni në fytyrë dhe lërini të qëndrojnë 15 minuta, pastaj shpërlani.
Maska me jogurt dhe mjaltë
– 1 lugë jogurt
– 1 lugë mjaltë
Nëse keni lëkurë të yndyrshme shtoni një gjysmë luge limon ose limet. Përzieni mirë, aplikojeni në fytyrë dhe lëreni të qëndrojë 15 minuta, dhe pastaj shpërlani me ujë të ngrohtë.
Maska me jogurt dhe kastravec
– 1 lugë jogurt
– 1 lugë me kastravec të prerë/grirë imët
– 1 lugë me majdanoz të prerë imët
Kjo maskë është e shkëlqyeshme për lëkurën e thatë. Lëreni të veprojë 15 deri 20 minuta, pastaj shpërlajeni.
Maska me jogurt dhe domate
gjysmë domate
– 2 lugë jogurt
– 1 copë kastravec i prerë imët
– 2 lugë xhel aloe vera
– 3 lugë tërshërë
Përzieni domatet me mikser dhe bashkë me kastravec. Shtoni jogurt dhe xhelin aloe vera. Shtoni edhe tërshërën dhe përzieni mirë. Lëreni të veprojë 10 minuta, dhe pastaj shpërlani me ujë të ngrohtë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPesë shenja që tregojnë se nuk po i lani flokët mjaftueshëm
Ja si të vishni një këmishë dhe bluzë për t'u dukur ndryshe çdo herë
Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj
Si të vishni trendin e xhinseve “jazzy” që do të dominojë vjeshtën
Arsye për të ndryshuar punën
Stili që duam: Orhidea Berisha
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Arda Guler nga Turqia i dërgon mesazh Carlo Ancelottit për minutazhën te Real Madridi
Çfarë janë uraganet, sa të rrezikshëm janë dhe çfarë mund të ndihmojë në zbutjen e dëmeve?
Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar
Pamje nga vizita e Jakup Krasniqit te varri i vëllait, më pas i takon familjarët në fshatin e tij
Kaloi 50 mijë konkurrentë në audicion - kush është Nora Tushi, shqiptarja që po mahnit jurinë gjermane
Berisha: Do të dalin audio-incizime të tjera, do të na vijë turp