LAJMI I FUNDIT:

“Bjeshkët e Nemuna” me platformë për zhvillim ekonomik

“Bjeshkët e Nemuna” me platformë për zhvillim ekonomik

Në ambientet e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), është prezantuar drafti final i Planit Hapësinor për rregullimin e Parkut Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”.

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, tha se Plani Hapësinor për parkun “Bjeshkët e Nemuna” paraqet një mundësi të shkëlqyeshme për zhvillimin ekonomik të komunave përkatëse dhe promovim më të mirë të vendit tonë dhe njëkohësisht do të ndikojë dukshëm në mbrojtjen dhe përmirësimin e mjedisit.

Agani po ashtu tha se i gjithë procesi i hartimit të këtij plani ka qenë transparent dhe në këtë aspekt lavdërojë komunat që kanë luajtur një rol shumë të rëndësishëm.


Ai tha se për hartimin e Planit Hapësinor për “Bjeshkët e Nemuna” është arritur konsensus i plotë midis institucioneve qëndrore, atyre lokale dhe banorëve që jetojnë në hapësirën e parkut.

Edhe drejtori i Institutit për Planifikim Hapësinor, Luan Nushi, gjatë prezantimit të këtij plani tha se miratimi i tij do të hapë mundësi për zhvillim ekonomik të këtij rajoni malor, në veçanti në fushën e turizmit, duke i respektuar standardet për ruajtjen e mjedisit dhe të natyrës.

Në këtë takim ishin prezent përfaqësuesit e komunës së Pejës, Gjakovës, Deçanit dhe Junikut.

Të gjithë njëzëri u pajtuan se nga hyrja në fuqi e këtij plani, në “Bjeshkët e Nemuna” nuk do të lejohet ndërtimi i hidrocentraleve, por as gurëthyesëve, ndërsa ato nga ato prezente do të kërkohet respektimi i standardeve evropiane.

Plani Hapësinor për “Bjeshkët e Nemuna” përfshinë 63 mijë e 28 hektarë dhe shtrihet në pesë komuna: Pejë, Gjakovë, Deçan, Junik dhe Istog. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë

"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'

Botë
Kontratat njëburimore, Bajrami i përgjigjet Muratit: Të gjithë të korruptuarit duhet të përfundojnë në burg

Kontratat njëburimore, Bajrami i përgjigjet Muratit: Të gjithë të korruptuarit duhet të përfundojnë në burg

Ekonomi
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
“Urdhëro Hykmete, skena për ty” -  vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore

“Urdhëro Hykmete, skena për ty” - vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore

Ekonomi
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Botë
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Kalo në kategori