Sulmuesi kosovar Shani Tarashaj është i bindur se vizitat e rregullta te skuadra e Evertonit gjatë këtij edicioni do ta ndihmojnë që të mos ketë probleme të ambientimit dhe akomodimit kur të transferohet përfundimisht te ekipi anglez në fund të këtij edicioni.
Tarashaj, 21-vjeçar, gjatë javës së shkuar ka vizituar ekipin e Evertonit dhe deri në fund të këtij edicioni pritet t’i ketë edhe disa vizita tjera. Kjo marrëveshje është bërë në fillim të këtij viti kur Evertoni e transferoi nga Grasshoppersi dhe vendosi ta lërë në huazim për gjashtë muaj.
Sipas skuadrës angleze, vizitat e shumta do ta ndihmojnë shumë Tarashajn para se të fillojë karrierën në Premier League të Anglisë në futboll, përcjell Koha Ditore.
Vetë Tarashaj ka thënë se vizita e javës së shkuar e ka ndihmuar atë të familjarizohet me bashkëlojtarët e tij të rinj dhe pajtohet me mendimin e trajnerit Roberto Martinez, i cili beson se falë këtyre vizitave do të përgatitet sa më mirë për jetën në Angli.
“Ishte vizitë e mirë dhe jam i lumtur që isha aty. Jam ndier mirë në stërvitje dhe që kam qenë afër ekipit. Për mua ishte një mundësi fantastike, të cilën e kam shijuar shumë”, ka thënë Tarashaj për uebfaqen zyrtare të Evertonit. “Kam biseduar me shumë lojtarë, të cilët ishin të mirë ndaj meje. Kam folur shumë me Muhamed Beshiqin për shkak se flet gjuhën gjermane, por edhe lojtarët e tjerë”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ademi priti përzgjedhësin Foda dhe ekipin e tij, diskutojnë për kampin e qershorit dhe edicionin e ri të Ligës së Kombeve
Ballkani – Prishtina, formacionet zyrtare të finales së Kupës së Kosovës
Ka një klauzolë qesharake largimi, katër top klube evropiane kërkojnë ta largojnë Dybalan nga Roma
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251