Zgjedhje të parakohshme nuk po kërkojnë vetëm partitë opozitare, por edhe deputetë brenda koalicionit qeverisës. Analistët politikë thonë se vetë PDK-ja është e interesuar që sivjet të ketë zgjedhje të reja
Kërkesa e opozitës që Kosova të shkojë në zgjedhje të parakohshme nacionale ka filluar të përkrahet edhe nga disa deputetë të koalicionit qeverisës.
Është deputeti i partisë më të madhe në vend (PDK), Nait Hasani, i cili ka thënë se pavarësisht se nuk është pjesë e opozitës, vendi duhet të shkojë në zgjedhje për ta zgjidhur krizën politike, shkruan ‘Zëri’.
Për më tepër deputeti Hasani ka thënë se shkuarja në zgjedhje duhet të bëhet, si thotë ai, meqë Qeveria nuk i ka përmbushur premtimet e dhëna në fushatën parazgjedhore.
“Kemi një vit e gjysmë të qeverisjes, Qeveria në shumë pika kështu nuk e ka treguar veten si institucion serioz. Sot qytetarët e kanë humbur shpresën në Kosovë dhe në institucionet e vendit. Për këtë situatë përgjegjësi kanë partitë politike, ato të cilat janë në Kuvend. Ato kanë premtuar 200 mijë vende pune, kurse janë punësuar shumë pak veta. Institucionet nuk kanë mundur të gjenerojnë, pasi kryeministri dhe ministrat nuk janë treguar të mirë në punën e vet”, ka thënë Hasani për mediet në vend.
Analistët politikë thonë se PDK-ja është vetë e interesuar që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme, meqë, sipas tyre, shpreson se në një variant të tillë përsëri të dalë fituese e zgjedhjeve.
Abrashi: Zgjedhjet e parakohshme, fitore e dhunës ndaj demokracisë
Por, ndryshe po mendojnë zyrtarët e Qeverisë së Kosovës.
Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Arban Abrashi, ka thënë për gazetën “Zëri” se zgjedhjet nuk janë temë aktuale dhe se Qeveria do të funksionojë deri në vitin 2018, kur edhe janë zgjedhjet sipas Ligjit.
“Kosovës i duhet stabilitet politik që të arrijë synimet strategjike si: implementimi i MSA-së, liberalizimi i vizave, sjellja e investitorëve, përafrimi me BE-në, lufta kundër korrupsionit, etj. Prandaj zgjedhjet nuk janë temë që duhet diskutuar, dhe Qeveria do të vazhdojë mandatin deri në vitin 2018”, ka thënë Abrashi. /Zëri/
Foto: Arkiv
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAhmeti: Akuzat e Qeverisë ndaj Prokurorisë Speciale janë skandaloze
Sonte tërmet në Maqedoni
Haziri: Në Vetëvendosje janë të pakënaqurit e PDK-së
Arrestohen dy të dyshuar për vrasjen e 37-vjeçarit në Gjilan
Ministri i Mbrojtjes: Sot një mijë ushtarë për herë të parë kanë ngrënë biftek të klasit të parë
Personi që dyshohet se i theri me thikë katër persona në Ferizaj, ishte dënuar për vrasje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Xheneta i heq çmimit të madh 10 mijë euro, dëgjon fjalët që Xuxi tha për familjen e saj: E degjeneruar, e ka lënë nëna kur i ka pasur një vjet
Trump zgjedh shefin e ri të CIA-s
Tifozët e Barcelonës i luten Laportas ta transferojë sensacionin e këtij sezoni që ngjan me lojën e Messit
Gjashtë fitore nga gjashtë duele profesionale - Benjamin Imeri është i gatshëm të dhurojë spektakël këtë fundjavë
Shoferi besnik i Princeshës Diana flet për herë të parë pas 27 vitesh: Më pushuan nga puna pa arsye, po të vozisja unë në natën tragjike ajo sot do të ishte gjallë
Gjiganti amerikan i naftës del kundër Trumpit: SHBA-ja nuk duhet të largohet nga Marrëveshja e Parisit