LAJMI I FUNDIT:

Dema: Është privilegj që kryeministri të ligjërojë në UP, ani pse mund të mos i mbajë orët me rregull (Video)

Dema: Është privilegj që kryeministri të ligjërojë në UP, ani pse mund të mos i mbajë orët me rregull  (Video)

Fiks 69 profesorë ia panë hairin vendimit të Gjykatës Themelore, ku e obligon Universitetin e Prishtinës që në mënyrë retroaktive t’ua kthejë pagesat e ndaluara, pas vendimit të ish-rektorit Ramadan Zejnullahu.

Ky vendim preku profesorë të shumtë dhe asistentë, e që në mesin e tyre janë emra politikanësh, si kryeministri Isa Mustafa, ish-kreu i gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ministri i Arsimit, Arsim Bajrami etj.

Por, vendimi fundit i Gjykatës Themelore vjen në të mirë të këtyre profesorëve.


Universiteti i Prishtinës, sërish do t’i paguajë këta profesorë me gjysmë page, por do t’ua kthejë edhe të tjerat që nuk i kanë marrë prej vitit të kaluar.

Rektori i sapozgjedhur i UP-së, Marjan Dema, thotë se është privilegj për të që p.sh. kryeministri të ligjërojë në Universitetin e Prishtinës, ani pse Isa Mustafa sipas tij, mund të mos i mbajë orët me rregull. Ai thotë se autoritetet tona duhet t’i pranojnë këta njerëz, pasi mund të ndikojnë në të mirë të Universitetit të Prishtinës.

https://vimeo.com/162270990