LAJMI I FUNDIT:

Nëna: Vetëm shpirti më mbeti, kush do ta blejë ta shëroj të bijën

Nëna: Vetëm shpirti më mbeti, kush do ta blejë ta shëroj të bijën

Fondi për shëndëtësi për dikë është nënë e për dikë njerkë. Kështu e ka nisur tregimin Sandra J. nga Shkupi. Ajo është tezja e 7 vjeçares Jovana, për të cilën kujdeset si nënë, pasi nëna e saj e ka lënë.

Jovana nuk mund të marr mendim nga mjekët për tu mjekuar jashtë shtetit. Për këtë arsye ajo tanimë 6 vite po mjekohet në Lubljanë me harxhimet e familjes.

Sandra për Tv Nova thotë se për këto 6 vite kanë shitur prona, banesë, ari, dhe se mjekimi deri më tani i ka kushtuar 50 mijë euro.


“Nuk kam më cka të shesë. Vetëm shpirti më ka mbetur. Kush do ta blejë që ta dërgojë për mjekim fëmiun tim”, shprehet e dëshpëruar Sandra.

Nga Fondi shëndëtësorë shprehen se Jana e vogël është dërguar në mjekim në Gjermani. Në klinikën për sëmundje të fëmijëve thonë se nuk ekziston selektim i pacientëve që dërgohen jashtë vendit./Telegrafi/