LAJMI I FUNDIT:

KB Rahoveci historik, mbyll sezonin në Ligën e Parë pa asnjë humbje me fitore 95 pikë epërsi ndaj Lipjanit (Video)

KB Rahoveci historik, mbyll sezonin në Ligën e Parë pa asnjë humbje me fitore 95 pikë epërsi ndaj Lipjanit (Video)

KB Rahoveci ka shënuar fitore të thellë me rezultat 124-29 ndaj KB Lipjanit në palestrën e Suharekës.

Ndeshja u zhvillua në një organizim special me tifozët Vreshtarët, të cilët ishin të pransihëm dhe krijuan atmosferë fenomenale në këtë takim.

kb rahoveci 1


I pranishëm ishte drejtori për kulturë rini dhe sport, Gardalin Shtavica, teksa nuk munguan as të gjithë zyrtarët e klubit.

Nga çereku i parë është parë fituesi i vërtet. Depërtime, ngulitje, tre pikësha, dy pikësha fenomenal dhe shumë aksione të bukura ngritën në këmbë publikun.

Në pjesën e parë më të mirët ishin Mustafë Merovci, Besnik Sharku dhe Alban Latifi, teksa lojë të mirë shfaqi edhe Driton Bajrami, i cili ishte fenomenal në trapez. Ardit Osmani shtoi disa trershe të bukura, duke treguar shumë-anshmërinë e tij.

Në pjesën e dytë luajtën rahovecianët e rinj, Berat Mullabazi dhe Halim Nurshaba, të cilët realizuan pikë mjaft të bukura, në theks të veçantë Mullabazi la përshtypje të mëdha me lojën e tij të bukur, prezencën fizike, pozicionimin taktik dhe dëshirën për të shënuar.
kb rahoveci 2

Arion Balluku ndihmoi në këtë, duke qenë top asistuesi i këtij takimi, teksa të gjithë lojtarët realizuan pa dallim në spektaklin e madh para tifozëve. Albion Metbala realizoi dy treshe të bukura.

Ndeshja u mbyll me pikët e Halim Nurshabës, talentit të ri, teksa në fund festuan tifozët dhe lojtarët e KB Rahovecit, të cilët kështu shkruan histori duke mbyllur sezonin pa asnjë humbje të vetme me 20 fitore.

Tash KF Rahoveci ka shumë punë në play off, me Dritën konkurrente të vetme serioze. Megjithatë, me përkrahjen e tifozëve, është shumë i mundshëm objektivi Superliga, e mesazh më të mirë se fitore e suksese të tilla për fundin e palestrës nuk ka. /Rahoveci24/
kb rahoveci 1

kb rahoveci 2

kb rahoveci 3

KB Rahoveci 124-29 Lipjani (final)Me pikët e fundit nga Halim Nurshaba, vulos fitoren historike të 20 këtë sezon, PA ASNJË HUMBJE. Shikoni festën nga tifozët me lojtarët në fund të lojës. FANTASTIKE !!!KRENARIA JONË JENI JU !!!

Posted by Rahoveci24.com on Saturday, 9 April 2016

Super pikë nga Berat Mullabazi. Shpirt i madh luftarak. Bravo djalosh…

Posted by Rahoveci24.com on Saturday, 9 April 2016

Berat Mullabazi e ardhmja e KB Rahovecit me një dyshe perfekte…

Posted by Rahoveci24.com on Saturday, 9 April 2016

Ardit Osmani me një treshe të bukur…

Posted by Rahoveci24.com on Saturday, 9 April 2016

Arion Balluku me një driblim fenomenal dhe finalizim perfekt nën kosh…

Posted by Rahoveci24.com on Saturday, 9 April 2016

Një ngulitje nga Besnik Sharku…

Posted by Rahoveci24.com on Saturday, 9 April 2016

Dy gjuajtje të lira të ekzekutuara bukur nga Besnik Sharku !!!

Posted by Rahoveci24.com on Saturday, 9 April 2016

Një trepikësh i shkëlqyer nga Mustafë Merovci…

Posted by Rahoveci24.com on Saturday, 9 April 2016

KB Rahoveci 38 -13 Lipjani Çereku i parë përfundon me spektakël…

Posted by Rahoveci24.com on Saturday, 9 April 2016

Në trend Sport

Më shumë
“Jam krenar”, ylli i Leverkusenit joshet nga interesimi i Barcelonës

“Jam krenar”, ylli i Leverkusenit joshet nga interesimi i Barcelonës

La Liga
Pas transferimit të Mbappes, Real Madridi synon ta mbyll nënshkrimin e dytë për 40 milionë euro

Pas transferimit të Mbappes, Real Madridi synon ta mbyll nënshkrimin e dytë për 40 milionë euro

La Liga
Po transferohet te Real Madridi, por Mbappe është tifoz i madh i një skuadre tjetër - ia shikon çdo ndeshje

Po transferohet te Real Madridi, por Mbappe është tifoz i madh i një skuadre tjetër - ia shikon çdo ndeshje

La Liga
PSG do ta largojë në huazim – Xavi Simons tashmë ka zgjedhur klubin e tij të ardhshëm

PSG do ta largojë në huazim – Xavi Simons tashmë ka zgjedhur klubin e tij të ardhshëm

Ligue 1
Shkaku i Xavit po largohet një yll nga Barcelona

Shkaku i Xavit po largohet një yll nga Barcelona

La Liga
Ylli i Atletico Madridit i hapur për t’u transferuar te njëri nga pesë klubet e Serie A

Ylli i Atletico Madridit i hapur për t’u transferuar te njëri nga pesë klubet e Serie A

Ndërkombëtare
Kalo në kategori