LAJMI I FUNDIT:

30 vjeçari hidhet nga një shumëkatëshe në Veles

30 vjeçari hidhet nga një shumëkatëshe në Veles

Një 30 vjeçarë nga qyteti i Velesit, sot rreth orës 10 e 20 të mëngjesit është hedhur nga një shumëkatëshe, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Në vendin e ngjarjes ka ardhur ekipi i ndihmës së shpejtë mjekësore, që i ka dhënë trajtimin e parë, e më pastaj personin e ka transportuar në repartin e kirurgjisë së spitalit të Velesit.

Agjencia e lajmeve MIA ka siguruar informacione se personi ka lëndime të rënda në tërë trupin e tij dhe në kokë, por ka qenë në vetëdije. SPB-ja e Velesit ka nisur hetime për të vërtetuar nëse personi është hedhur vetë nga shumëkatëshja, apo e ka shtyrë dikush dhunshëm, pra për të vërtetuar se si erdhi deri te kjo ngjarje./Telegrafi/