LAJMI I FUNDIT:

Mustafa: Kosharja ishte prova më e qartë e unitetit të UÇK-së

Mustafa: Kosharja ishte prova më e qartë e unitetit të UÇK-së

Në 17 vjetorin e Betejës së Koshares, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, këtë ngjarje e ka cilësuar si një nga fitoret më të rëndësishme të lufës së fundit në Kosovë.

Ai  tha se në Koshare u ndal padrejtësia shekullore. Teksa tha se duhet të ndihemi krenar me heronjtë e Kosharës, Mustafa pohoi se atyre ua kemi borxh të punojmë për të arritur qëllimet e tyre, për integrim në institucionet euroatlantike.

Mustafa me këtë rast se Beteja e Koshares është një ngjarje e cila ka ndryshuar historinë e Kosovës por edhe të Ballkanit Perëndimor.


“Beteja e Koshares’ 138 e Brigadës Agim Ramadani, ishte njëra betejat më të rëndësishme, ku padrejtësia historike po ndalej. Atë ditë, si kurrë më parë u pa sakrifica e djemve dhe vajzave tona për t’u sakrifikuar për liri. Kosharja ishte prova më e qartë e unitetit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, tha Mstafa.

Ai theksoi se heroizmin e dëshmorëve dhe heronjve të kësaj Beteje do ta kujton gjithmonë  dhe do  çojnë amanetin e tyre deri në fund të Kosova të jetë  e integruar në familjen evropiane dhe në NATO.

Ndërsa kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se pa këtë betejë, lufta e UÇK-së nuk do të ishte e plotë, dhe nuk do të vinte kjo ditë. Sipas tij, kjo betejë i dha kulmin luftës për liri.

E ish luftëtari i kësaj beteje, Ragip Sadiku, tha se beteja nuk ishte e rastësishme, por një projekt i idejuar mirë.

Ndërsa, kryetari i Tropojës, Besnik Dushaj, këtë ngjarje e cilësoi si nisje të bashkimit kombëtar.

E në emër të familjeve të dëshmorëve të pranishmit i falënderoi Arbër Morina.

Në trend Lajme

Më shumë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Kalo në kategori