Rritja ekonomike në vendet e Evropës Juglindore (EJL6) në vitin 2015, vlerësohet të jetë mesatarisht 2.1 për qind. Kjo rritje ekonomike është shumë më e lartë krahasuar me 0.3 për qind të vitit 2014, kur rajoni u goditë rëndë nga përmbytjet. Tashmë pritet që të gjashtë vendet e rajonit të kenë rritje reale të Bruto Produktit Vendor (BPV) , kurse, Kosova dhe Maqedonia pritet që të kenë rritje ekonomike prej 3.6 dhe 3.7 për qind, thuhet në raportin më të fundit të Bankës Botërore.
Vitin 2015-të , Kosovës iu është rikthyer rritja ekonomike e cila vlerësohet se është përfshirë nga investimet e huaja. Po ashtu, sipas vlerësimeve të raportit të BB-së, Kosova ka vazhduar krijimi i vendeve të punës dhe zvogëlimin e varfërisë, por papunësia dhe varfëria mbesin të larta.
Ellen Goldstein, drejtore Rajonale për Evropën Juglindore, përmes lidhjes direkte nga Vjena ka prezantuar gjetjet kryesore të raportit “Ribalancim për një Rritje më të Fortë”, që përfshinë gjashtë vendet e EJL-së. Ajo ka vlerësuar se të gjitha vendet e Ballkanit perëndimorë kanë pasur përformancë pozitive dhe kanë arritur të shënojnë rritje të punësimit dhe përfshirje të sektorit privat.
“Të gjitha vendet e Ballkanit perëndimor ja në duke u rritur pozitivistë në këtë arritje po shohim punësim në shtim e sipër po shohim duke përfshirë sektorin privat, po shohim rrënje në varfëri. Këto janë lajme të mira në kuadër të mjedisit ekonomik. Mesazhi i dytë është këto vende të cilat kanë filluar që të merren me reformat ekonomike, po shohim një zhvendosje shumë të rëndësishme në atë se si po rritet ekonomia e tyre. Janë duke ecur nga në model i rritjes më të qëndrueshme i cili përbëhet nga konsumi dhe nga remitenca dhe rrjedhat e kapitalit në një ritëm që është i varur nga investimet dhe eksportet….Me të vërtet duhet të vazhdojnë të ndjekin reformat dhe duhet t’i ndjekin ato në dy lëmi të mëdha kyçe. E para është që të merren me aspektin e mos balancave makroekonomike dhe fiskale e që vazhdojnë të qëndrojnë të larta në Ballkanin Perëndimorë…Lëmia e dytë është ajo që është shumë e rëndësishme që të thellohen reformat strukturore duke e rritur prodhimtarinë vendore”, tha Goldstein.
Ndërsa, Agim Demukaj, ekspertë nga Banka Botërore tha se BB nuk ka të dhëna zyrtare për nivelin e papunësisë dhe varfërisë por sipas të dhënave që ata kanë, vlerësohet se ka pasur krijim të vendeve të punës.
“Vlerësohet se ka vazhduar krijimi i vendeve të punës dhe zvogëlimi i varfërisë, mirëpo ne e dimë që papunësia dhe varfëria në Kosovë mbesin ende në nivele të larta. Problemi këtu është se vlerësohet për shkakun se nuk kemi ende të dhëna publike nga Agjencia e Statistikave, e cila e përkrahë një vlerësim të tillë. Vlerësimi bazohet kryesisht nga të dhënat preliminare dhe informatat e përgjithshme që i kemi…. Reformat strukturore nevojitet të vazhdojnë në përmirësimin e produktivitetit dhe përshpejtimin e rritjes në të ardhmen. Ne e kemi parë një rritje ekonomike deri tashmë 3.5 për qind, vitin e kaluar ka qenë 3.6 për qind, po nevojat e Kosovës janë për një rritje më të shpejt. Me qëllim të arritjes së një rritje më të shpejtë e cila transmetohet pastaj edhe në vend të punës, edhe në zvogëlim të varfërisë nevojitet që të përmirësohet produktiviteti…Kur flasim për strukturën e rritjes se kush ka kontribuar në rritje u përmend edhe më herët se vitin e kaluar në krejt rajon shohim të paktën katër shtet që investimet akne ndikuar pozitivisht në rritje ekonomike”, tha ai.
Sipas Demukaj, reformat e politikës fiskale në Kosovë përfshirë edhe programin e FMN-së, prej gjysmës së vitit të kaluar kanë ndihmuar dhe po ndihmojnë në ndërtimin e qëndrueshmërisë fiskale. Ai po ashtu tha se nevojiten reforma strukturore në përmirësimin e produktivitetit dhe përshpejtimin e rritjes në të ardhmen. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëIndia, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Arda Guler nga Turqia i dërgon mesazh Carlo Ancelottit për minutazhën te Real Madridi
Çfarë janë uraganet, sa të rrezikshëm janë dhe çfarë mund të ndihmojë në zbutjen e dëmeve?
Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar
Pamje nga vizita e Jakup Krasniqit te varri i vëllait, më pas i takon familjarët në fshatin e tij
Kaloi 50 mijë konkurrentë në audicion - kush është Nora Tushi, shqiptarja që po mahnit jurinë gjermane
Berisha: Do të dalin audio-incizime të tjera, do të na vijë turp