LAJMI I FUNDIT:

U mbajt trajnim për procedim të rasteve të korrupsionit për gjykatës, prokurorë dhe hetues

U mbajt trajnim për procedim të rasteve të korrupsionit për gjykatës, prokurorë dhe hetues

Mbi 20 gjykatës, prokurorë publik, hetues, përfaqësues të Minsitrisë së Punëve të Brendshme, Drejtorisë për të Ardhura Publike, Drejtorisë për Polici Financiare, Drejtorisë së Doganave dhe nga Agjenci të tjera për zbatimin e ligjeve morën pjesë në trajnimin dyditor për represion të korrupsionit dhe të zbatimit adekuat dhe efektiv të Kodit Penal dhe Ligjit për procedurë penale.

Trajnimi, siç informojnë nga Delegacioni i BE-së në Shkup, u mbajt në bashkëpunim me Akademinë për Gjykatës dhe Prokurorë Publik “Pavel Shatev”, ndërsa u mbështet nga ekspertët nga Gjermania, prokurorja publike Kornelia Gedik dhe gjykatësi për vepra penale Sebastian Shuster, të cilët i ndanë përvojat e tyre dhe ofruan zgjidhje për përmirësim të praktikës lokale gjyqësore.

“Kemi sisteme gjyqësore dhe juridike mjaft të ngjashme, kështu që përmes shembujve praktik nga Gjermania tentuam ta avancojmë zbatimin e ligjeve në vendin-shfrytëzues. Lufta kundër korrupsionit është shumë komplekse, kështu që trajnimi si ky, janë mundësi e shkëlqyeshme për këmbim të diturive dhe aftësive praktike, me të njëjtin qëllim, më me efektivitet dhe efikasitet të bëhet procedimi i rasteve, lidhur me korrupsionin”, thotë prokurorja publike Gedik.


Gjykatësi shumëvjeçar në lëndët penale në Gjermani, Sebastian Shuster, theksoi se është me rëndësi të posaçme që gjykatësit të jenë profesionistë dhe të paanshëm. “Pjesa kyçe e gjyqësisë janë vetë gjykatësit. Detyrë e tyre kryesore është t’i mbrojnë sundimin e së drejtës dhe të drejtat e njeriut në mënyrë të drejtë dhe efektive. Nuk guxojnë asnjëherë të lejojnë që qendra politike dhe ekonomike të fuqisë të ndikojnë në vendimet e tyre”, shton ai.

Trajnimi u zbatua në kuadër të komponentës 3, në të cilën janë paraparë trajnime të ngjashme, të cilat kanë për qëllim ta avancojnë diturinë teorike dhe praktike të institucioneve lokale në procedimin e rasteve të korrupsionit.

IPA Tuining projektin “Mbështetje për parandalim efikas dhe luftë kundër korrupsionit” e financon BE-ja, ndërsa bashkarisht e zbatojnë Shërbimi federal gjerman për administratë dhe Komisioni Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Në rastin

Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit

Drejtësi
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Lajme
Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Lajme
Kalo në kategori