LAJMI I FUNDIT:

Do të arrijë KSHZ në kohë ta përfundojë pastrimin e Listës zgjedhore?

Deri më tani, KSHZ-ja ende nuk ka treguar nëse do të përfundojë në kohë me pastrimin e Listës zgjedhore, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas anëtarëve të këtij institucioni në këtë moment përpunohen të dhënat që vijnë nga terreni dhe ende vazhdon mbledhja dhe krahasimi i të dhënave për votuesit e dyshimtë.

Megjithatë javën e ardhshme do të dihet nëse do të shkohet në zgjedhje më pesë qershor ose jo.


Sipas Kodit Zgjedhor, për zgjedhje të parakohshme parlamentare, nënshkrimi i listave zgjedhore duhet të ndodhë jo më vonë se 40 ditë pasi që kryetari i Parlamenti do të nënshkruaj për zgjedhjet.

Nga opozita sot duhet të vendosin nëse të dy anëtarët e tyre do të mbeten në Komision ose do të tërhiqen. /Telegrafi/