LAJMI I FUNDIT:

Hasi i kënaqur me Anderlechtin

Hasi i kënaqur me Anderlechtin

Anderlechti shënoi fitore të rëndësishme në hapje të “PlayOff”. Ata shënuan një gol me fat, dhe duket se po kanë probleme për të shënuar.

Megjithatë, trajneri Besnik Hasi nuk brengoset për këtë fakt. “Jam shumë i lumtur që fituam dhe kemi bërë përparime. Ne e merituam këtë fitore. Genk nuk kishte asnjë rast për të shënuar. Ekipi im meriton notën 9/10 për këtë ndeshje. Pashë lojtarët duke luftuar për njëri-tjetrin”, deklaroi ish-futbollisti shqiptar për uebfaqen e klubit, përcjell albinfo.

Anderlechti ka shënuar 52 gola në 31 ndeshje këtë edicion, që është shumë më pak se edicionin e kaluar.


“Në dy javët e fundit kemi stërvitur me 8-9 lojtarë. Ne nuk kishim as dy ditë përgatitje për këtë ndeshje. Jam i sigurt se golat do të vijnë”, përfundoi Besnik Hasi.