LAJMI I FUNDIT:

“Thaçi është i suksesshëm, sepse kundërshtarët i ka të dobët”

“Thaçi është i suksesshëm, sepse kundërshtarët i ka të dobët”

Një njeri i cili si i ri i është përkushtuar politikës, është presidenti Hashim Thaçit, sipas avokatit Azem Vllasi i cili në Rubikon të KTV-së ka thënë se në skenën politike është më i suksesshmi, duke qenë që kundërshtarët i ka të dobët.

Që nuk ka kundërshtarë, njësoj mendon edhe Arbana Xharra, por ajo ka thënë se nuk duhet harruar se çfarë ka bërë ai përgjatë këtyre viteve dhe cilat ishin lojërat e tij, transmeton Koha.net.

Analisti Imer Mushkolaj ka thënë se rival për Thaçin ka qenë Ibrahim Rugova. Por, Mushkolaj ka shtuar se Thaçi ka bërë propagandë të madhe për mënjanimin e kundërshtarëve politikë, duke përmendur edhe politikën e jashtme.


“Çfarë imazhi i mirë mund të krijohet në botë kur brenda kemi gjendje kaq të rëndë”, tha Mushkolaj.

Ndërsa, këshilltari i Thaçit, Adri Nurellari, ka thënë se Thaçi nuk ka humbur legjitimitetin dhe ka pasur përkrahje të plotë të partisë, duke shtuar se deri tash ai nuk ka pasur asnjë humbje edhe pse është ballafaquar me shumë kritika.

Për politikë të jashtme foli edhe Vllasi që tha se Thaçi do ta ketë më vështirë se Jahajga.

“Hashim Thaçi nuk do t’i ketë dyert e hapura të ndërkombëtarët siç i ka pasur Jahjaga”, ka thënë Vllasi duke iu referuar akuzave që i ngarkohen atij.