Kreu i BDI-së Ali Ahmeti në një intervistë ekskluzive për Alsat-M në “Rruga drejt” tha se nuk ka asnjë alternativë tjetër, zgjdhjet do të mbahen më 5 qershor, transmeton Telegrafi Maqedoni.
“Më 5 qershor do të ketë zgjedhje sepse nuk ka alternativë tjetër në qoftë se ka ndonjë mendje të ndritur si koka e Zeusit le ta paraqes atë alternativë, ne kemi një parlament të cilit i ka përfunduar mandati. Më 5 qershor është (sanksionuar) caktuar data e mbajtjes së zgjedhjeve. Për këto zgjedhje dakordsi më herët kanë dhënë të gjitha forcat politike parlamentare që këto zgjedhje të 5 qershorit të mbahen më 24 prill. Ju të gjithë e dini se sa negociata dhe debate janë bërë që kjo datë nga 24 prill të spostohet në datën 5 qershor”, deklaroi Ali Ahmeti, lider i BDI-së.
Ahmeti ndër tjerash tha se Zoran Zaev bashkë me partin e tij duhet të reflektojnë dhe të bëhen pjesë e procesit, pasi kjo është më e mira për shtetin.
“Mendoj që Zoran Zaevi dhe LSDM-ja duhet të reflektojnë, duhet të shohin që ato të mbeten në proces, në të mirë të shtetit dhe në të mirë të partisë së tyre, ato të mos vetë-përjashtohen por të bëhen pjesë e procesit sepse nuk do të kishte ndonjë dobi as LSDM-ja, por as edhe elektorati i LSDM-së. Sigurisht se në vazhdimësi do të ketë kontakte me vetë lehtësuesit dhe ndihmuesit e Marrëveshjes së Shkupit që u bë me 2 qershor dhe aneks marrëveshjes së 15 korrik”, tha Ahmeti./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Pse bredh?! Je grua pa burrë”, divorci i 40 vjeçares shkak i ngjarjes tragjike në Lushnje
Lajçak thotë se është i gatshëm për takim të ri për dinarin në Bruksel – por a do të ndodhë një i tillë?
Turizëm në katër stinë – si ka ndryshuar trendi në Shqipëri vitet e fundit
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
Fajde nga zyrtari policor - rrëfimi i viktimës se si e humbi pronën
As të dielën nuk gjendet Enver Sekiraqa, pse u la ai në arrest shtëpiak?
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte
“Pse bredh?! Je grua pa burrë”, divorci i 40 vjeçares shkak i ngjarjes tragjike në Lushnje
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur
Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas
Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit