LAJMI I FUNDIT:

Të mirat shëndetësore që i sjell dushi i nxehtë

Të mirat shëndetësore që i sjell dushi i nxehtë

Është e mahnitshme sesa mund të përfitojmë nga gjërat e vogla.

Të bëni një dush të nxehtë është një nga këto gjëra, pasi që sjell të mira shëndetësore të paimagjinueshme.

Telegrafi sjell disa nga të mirat shëndetësore që ofron dushi i nxehtë.


E përmirëson qarkullim e gjakut

Nëse futeni në ujë të nxehtë deri te qafa, është si një lloj i ushtrimeve për venat tuaja. Kjo për shkak se uji krijon shtypje fizike në trup dhe e rrit kapacitetin e zemrës. Me fjalë të tjera, kur ne jemi brenda ujit të nxehtë, zemra jonë punon më shpejtë dhe më fuqishëm.

Na ndihmon të flemë

Uji i nxehtë e relakson trupin dhe na përgatit për gjumë. Kur një trup i tensionuar hyn në ujë të nxehtë, uji i nxehtë e rrit temperaturën e trupit dhe i relakson muskujt, gjë që na ndihmon të relaksohemi fizikisht, por edhe mendërisht.

Ulë nivelin e lartë të shtypjes së gjakut

Një studim i fundit ka treguar se uji i nxehtë ndihmon në uljen e shtypjes së lartë të gjakut, por para se ta bëni këtë duhet të konsultoheni me doktorin pasi që uji i nxehtë edhe mund t’i shpejtojë të rrahurat e zemrës.

I zvogëlon dhimbjet e kokës

Shumica e dhimbjeve të kokës shkaktohen nga venat e ngushta që gjenden në kokë. Efekti pozitiv i ujit të nxehtë është se bën presion te venat për t’u zgjeruar dhe rrjedhimisht e shëron dhimbjen e kokës. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori