LAJMI I FUNDIT:

Lëndohet Januzaj

Lëndohet Januzaj

Mesfushori i Manchester Unitedit, Adnan Januzaj raportohet se ka pësuar një tjetër lëndim.

Anësori shqiptar javën e kaluar pësoi zgjatje të muskujve gjatë ndeshjes me Chelsean me grupmoshat U-21 ndërsa mediet angleze sot raportojnë se ai ka pësuar një tjetër lëndim.


Januzaj gjatë janarit u rikthye nga huazimi te Borussia Dortmundi, por dështoi të gjejë një vend në formacionin e Unitedit, pasi menaxheri Louis van Gaal ishte shprehur i pakënaqur me sjelljet e tij.

Mosmarrëveshjet e Januzajt me menaxherin holandez kanë nisur raportimet se Unitedi në fund të këtij sezoni do ta shesë mesfushorin shqiptar.