Presidenti i ri i Kosovës, Hashim Thaçi pritet të japë sot betimin para Kuvendit të Kosovës. Seanca solemne është thirrur të mbahet në orën 11:00. Sipas paralajmërimeve, kjo seancë do të bojkotohet nga tri partitë opozitare.
Thaçi do ta pasojë në postin e shefit të shtetit presidenten, Atifete Jahjaga.
Në këtë ceremoni, sipas Kushtetutës së Kosovës, presidenti betohet se do të angazhohet me gjithë fuqinë e tij për ruajtjen e pavarësisë, sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës. Presidenti betohet po ashtu se do të sigurojë liritë dhe të drejtat njerëzore e qytetare, respektimin dhe mbrojtjen e Kushtetutës dhe ligjeve, ruajtjen e paqes dhe mirëqenies së të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës.
Me dhënien e betimit nuk do të përmbyllet ceremonia e inaugurimit të presidentit të ri të Kosovës.
Të premten, më 8 prill, në sheshin ‘Skënderbeu’, që gjendet pranë objekteve të Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës, do të organizohet një ceremoni festive solemne, në të cilën do të shënohet dorëzim – pranimi i detyrës nga presidentja Atifete Jahjaga te presidenti i ri Thaçi, ku presidenti i ri do të mbajë edhe fjalimin inaugurues, raporton Evropa e Lirë.
Nga Kabineti i Thaçit është konfirmuar se në këtë ceremoni janë ftuar si pjesëmarrës, përfaqësues të Kosovës dhe mysafirë nga një numër i madh i vendeve të botës.
“Janë ftuar 1,000 personalitete nga Kosova, përfaqësues të institucioneve qeveritare, të institucioneve shtetërore, nga bota e akademisë, artit, kulturës, sportit. Janë ftuar mysafirë nga rajoni dhe nga e tërë bota, nga shtetet me të cilat kemi marrëdhënie bilaterale, por kemi edhe mysafirë nga shtetet të cilat, ndonëse ende nuk e kanë njohur Kosovën, e përkrahin atë”, ka thënë Ardian Arifaj, këshilltar i presidentit Thaçi.
Zyra e presidentit të zgjedhur të Kosovës ka njoftuar se deri më tash 50 vende, delegacionet e të cilave janë ftuar në ceremoninë inauguruese të presidentit të ri të Kosovës, tashmë e kanë konfirmuar ardhjen në këtë ceremoni.
Hashim Thaçi është zgjedhur në postin e presidentit nga Kuvendi i Kosovës në një seancë plot përplasje e tensione politike me partitë opozitare. Megjithatë, në të njëjtën seancë, të mbajtur më 26 shkurt, pas votimit të tretë, Thaçi siguroi 71 vota nga 120 deputetë sa ka Kuvendi.
Paraprakisht, ai ishte kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, si dhe mbante postin e zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Jashtëm në Qeverinë e Kosovës. Por, nga momenti i zgjedhjes së tij President, ai ka dhënë dorëheqje nga të gjitha postet tjera publike.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëProfili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës
Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?