LAJMI I FUNDIT:

Ja pamjet e helikopterit të rrëzuar në Liqenin e Shkodrës (Video)

Ja pamjet e helikopterit të rrëzuar në Liqenin e Shkodrës (Video)

Janë siguruar pamjet që tregojnë momentet e para pas rrëzimit të helikopterit ushtarak që u mori jetën dy të rinjve në Shkodër.

Tre ushtarakët ishin nisur rreth orës 12:50 të mesditës në një fluturim stërvitor rutinë.


Pjesëtarët e forcave ushtarake shqiptare Florian Deliaj, kapiten e Donald Hoxha, toger, gjetën vdekjen pasi helikopteri u rrëzua në Grizhë, duke u mbytur në ujërat e Liqenit të Shkodrës.

LEXO PO ASHTU: Rrëzimi i helikopterit, ja ushtarakët që humbën jetën (Foto/Video)

Ushtaraku Gerald Babamuça arriti të shpëtonte duke hapur parashutën, e më pas duke dalë me not deri në breg, ku peshkatarët dhe banorët e ndihmuan të mbijetonte. Ai është jashtë rrezikut për jetën.

Pamjet ekskluzive të Anabel.al tregojnë momentet kur forcat e policisë mbërritën në vendngjarje, ku helikopteri zhytej gjithmonë e më thellë nën ujë.