LAJMI I FUNDIT:

Dalin në shesh sjelljet e këqija të arsimtarëve (Video)

Dalin në shesh sjelljet e këqija të arsimtarëve (Video)

Telefonat e mençur ua kanë dhënë mundësinë nxënësve shpeshherë që të nxjerrin në dritë sjelljet e personelit arsimor, raporton KTV.

Nuk janë të rralla rastet kur është dëshmuar dhuna ndaj nxënësve në shkolla.
Rasti i fundit është ai i shkollës ‘7 Marsi’ në Puturovc të Lipjanit, ku vetë nxënësit dërguan një video, ku pretendohet se drejtori i shkollës e ka rrahur nxënësin Petrit Fazliu.


Ndonëse ka kaluar një javë nga kjo ngjarje, drejtori i Arsimit i komunës thotë se nuk është marrë ende asnjë vendim ndaj drejtorit.

Por, tregon që komisioni disiplinor po e shqyrton rastin. Protagonisti i kësaj videoje, drejtori i shkollës, Ejup Banushi e mohon dhunën ndaj nxënësit.

Thotë se vazhdimisht ia ka tërhequr vërejtjen këtij nxënësi.

Sjelljen e drejtorit, në njëfarë mënyre e ka pranuar prindi i nxënësit Petrit Fazliu.

Ai thotë se mbase ky rast do t’i shërbejë për të mirë të birit.

https://vimeo.com/161797034