LAJMI I FUNDIT:

Most: Policia financiare kërkoi dokumentacione

Most: Policia financiare kërkoi dokumentacione

Pas kontrollit të policisë financiare në zyrat e shoqatës qytetare ”Most”, kreytari i kësaj shoqate, Darko Aleksov, ka sqaruar detaje rreth rastit, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ai bën të ditur se ditën e hënë, Shoqata ka patur takim me policinë financiare, të cilët në mënyrë korrekte kanë kërkuar përgatitjen e dokumentacionit, duke i dhënë shoqatës disa ditë kohë për ta dorëzuar.

Në lidhje me shpekulimet për gjoja pagesa dhjetëra mijëra euro të shoqatës ”Most”, Aleksov tha se kanë patur angazhime profesionale me ekspertë vendorë dhe të huaj, të cilët janë paguar sipas marrëveshjes së arritur./Telegrafi/