LAJMI I FUNDIT:

Të gjithë në mbrojtje të trashëgimisë kulturore të Kosovës

Të gjithë në mbrojtje të trashëgimisë kulturore të Kosovës

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, ka vizituar Institutin për Mbrojtjen e Monumenteve të Kosovës, ku është takuar me drejtorin e këtij institucioni, Alban Bakia, dhe anëtarët e Këshillit Drejtues, me të cilët bisedoi për programin e këtij institucioni për këtë vit, por edhe për rolin dhe rëndësinë që ka ky institucion në ruajtjen e trashëgimisë kulturore të Kosovës.

Drejtuesit e këtij institucioni e informuan ministrin Shala me punët dhe programin e këtij institucioni për këtë vit, me një theks të veçantë me punët që po bëhen në konsolidimin e mëtejmë të tij, në funksion të shtimit të kapaciteteve për të ruajtur trashëgiminë kulturore të Kosovës.

Ministri Shala drejtuesve të këtij institucioni iu premtoi mbështetje, dhe u shpreh se IMMK-ja është institucion jashtëzakonisht i rëndësishëm, i cili kujdeset për ruajtjen e trashëgimisë së Kosovës.


Po ashtu u bisedua edhe rreth rëndësisë që ka gjetja e mekanizmave për ruajtjen trashëgimisë kulturore e Kosovës, ndaj kërkohet vetëdijesim dhe bashkëpunim i ngushtë i gjithë faktorëve për ruajtjen e saj, sepse ajo përbën vlerë të jashtëzakonshme për Kosovën dhe është identiteti i saj historik. /Telegrafi/

Në trend Kultura

Më shumë
Disa shënime mbi traditën moderne greke

Disa shënime mbi traditën moderne greke

Fjala+
Qyteti më i vjetër në botë!

Qyteti më i vjetër në botë!

Kulture
Banesa Kikino, e para në Gjirokastër që i festohet viti i lindjes

Banesa Kikino, e para në Gjirokastër që i festohet viti i lindjes

Kulture
Thënie për gruan: Të arsimosh një femër do të thotë të arsimosh një shoqëri

Thënie për gruan: Të arsimosh një femër do të thotë të arsimosh një shoqëri

Fjala+
PARAJA

PARAJA

Poezi
ME U ZGJUE

ME U ZGJUE

Poezi
Kalo në kategori