LAJMI I FUNDIT:

Kiracovski: Skandal i ri që peshon mbi 1 milionë euro përmes Ivo Ivanovskit

Kiracovski: Skandal i ri që peshon mbi 1 milionë euro përmes Ivo Ivanovskit

Zëvendësministri plotësues për shoqëri informatike dhe administratë Aleksandar Kiracovski akuzoi se ish ministri Ivo Ivanoski ka lejuar, siç theksoi ai, gati se një milionë euro të përfundojnë në llogarinë e Vista Grup, për projektin Ndërveprim, edhe pse firma nuk e ka respektuar deri në fund Marrëveshjen e arritur me Ministrinë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Bëhet fjalë për projektin i cili u njoftua me pompozitet, respektivisht sistemi për këmbim të ndërsjellë të të dhënave midis institucioneve shtetërore. Ekzistojnë dokumente, të përgatitura drejtpërsëdrejti nga kjo Ministri, në të cilët konstatohet që Vista Grup ka marrë rreth një milionë euro, ndërsa nuk e ka plotësuar marrëveshjen, gjë që është në kundërshtim me ligjin, tha Kiracovski.

Për këtë projekt, sipas tij, nuk ekziston as regjistrim për pranim-dorëzim, sepse askush nuk ka dashur të merr përgjegjësinë, ndërsa Vista Grup nuk e ka respektuar madje as edhe afatin për realizim të projektit, ndërsa edhe përkundër kësaj Ministria nuk e ka aktivizuar garancinë bankare, që është në kundërshtim me marrëveshjen dhe në dëm të qytetarëve. Kiracovski pohon se për këtë kanë qenë të vetëdijshëm të gjithë në Ministri dhe institucionet tjera të përfshira në projekt, përfshi edhe Qeverinë.


Në vend që ti mënjanojnë parregullsitë ose ti informojnë organet e përndjekjes, ata kanë provuar këtë ta fshehin mirë me dokumentacion të fshehtë dhe konfidencial, riorganizim të punës dhe investime të reja plotësuese për realizimin e projektit i cili tashmë ishte paguar. Për këtë ekzistojnë edhe dokumente të përpiluara nga vetë ministria dhe Qeveria, deklaroi zëvendësministri plotësues për shoqëri informatike, Aleksandar Kiracovski. /Telegrafi/