LAJMI I FUNDIT:

Sokoli shpjegon humbjen nga Prishtina

Sokoli shpjegon humbjen nga Prishtina

Gjilani u mposht për herë të dytë radhazi nga Prishtina brenda një jave.

Bylbyl Sokoli nuk arriti ta mposhtë Fadil Berishën dhe kështu gjasat për titull tani më janë më të vogla.

Pas ndeshjes trajneri me prejardhje nga Rahoveci foli edhe për 90 minutat në fushë.


“Nuk besoj se sot ka ndikuar ndonjë histori në përballje. Loja ishte me shumë rivalitet, një ndeshje ku patëm shumë gabime në pasim dhe patëm shumë gabime në përfundim të aksionit”.

“Prishtina shfrytëzoi një rast dhe na dënoi. Ne nuk i shfrytëzuam dy-tre raste, gjysmë raste që i patëm dhe ky ishte rezultati i një takimi me shumë rivalitet në fushë. Kemi thënë edhe më herët se do të luftojmë të nxjerrim maksimumin e të bëjmë lojëra të mira me çka duhet vije rezultati”.

“Kundërshtari ynë sot ishte shumë i motivuar e ne duhet kërkuar përmirësim të lojës në pasime e përfundime. Sot ishte gjithçka korrekte, kryesia jonë kishte marrë masa që dueli të jetë sportiv e korrekte dhe ka mundësuar të ketë takim tipik sportiv, për dallim prej takimit të mëhershëm”, u shpreh Sokoli. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Rio Ferdinand tregon haptas lojtarin i cili duhet të largohet nga Manchester United

Rio Ferdinand tregon haptas lojtarin i cili duhet të largohet nga Manchester United

Premier League
Guardiola u ‘rrëmbye’ nga lotët pas fjalëve që Kloppi i tha për të në ditën e fundit në Angli

Guardiola u ‘rrëmbye’ nga lotët pas fjalëve që Kloppi i tha për të në ditën e fundit në Angli

Premier League
Carlo Ancelotti ka marrë vendimin e madh për finalen e Ligës së Kampionëve

Carlo Ancelotti ka marrë vendimin e madh për finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Boks
Ish-bashkëlojtari paralajmëron ashpër Mbappen për ambientin tek Real Madridi

Ish-bashkëlojtari paralajmëron ashpër Mbappen për ambientin tek Real Madridi

Ndërkombëtare
Zbulohet mesazhi që Guardiola i ka çuar Rio Ferdinandit pasi fitoi titullin e katërt radhazi

Zbulohet mesazhi që Guardiola i ka çuar Rio Ferdinandit pasi fitoi titullin e katërt radhazi

Premier League
Kalo në kategori