7 muaj pas përmbytjeve në Tetovë, që morën madje jetë njerëzish, problemi me shtretërit e lumenjve mbetet i pazgjedhur. Pavarësisht premtimeve dhe firmosjes së marrëveshjeve mes autoriteteve qendrore dhe lokale për pastrimin e shtretërve të lumenjve në Tetovë dhe rrethinë, gjendja e tyre në terren mbetet e pandryshuar. Por Ministri i Ekologjisë me premtim të ri. Përveç mjeteve të cilat janë akorduar tashmë për pastrimin e Lumit në Reçicë të Madhe, së shpejti do të investojnë edhe për rregullimin e lumenjve të tjerë, transmeton Telegrafi Maqedoni.
“Ministria ka ndarë mjete për pastrimin e shtretërve të lumenjve, përfshi këtu edhe komunën e Tetovë. Mirëpo, këtë që përmendët ju, sanimin dhe rregullimin e shtratit të lumit është duke u përfunduar plani aksionar i cili që do përfshi edhe rregullimin e shtratit të lumit Shkumbin. Tani janë duke u konsoliduar mjetet financiare nga të gjitha fondet dhe shumë shpejt do dalim me një konsolidim fondesh dhe plan aksionar ku do investohet”, deklaroi Nurhan për Alsat-M, Izairi, Ministër i ekologjisë.
“E ndërkohë që Ministri i ekologjisë Nurhan Izairi vazhdon të nënshkruaj kontrata me krerët e komunave për pastrimin e shtretërve të lumenjve si në Reçicë të madhe po ashtu edhe në komunën e Tearcës, shtrati i lumit Shkumbin në Tetovë vazhdon të jetë i këtillë, me pasoja të shumta pas vërshimeve por kjo nuk është e vetmja gjë. Në Tetovë, apo në rrugën e banjës ku për momentin ndodhemi një avari tejet të rëndë ka pësuar edhe rruga për në banjë, e cila është shkatërruar në disa vende kështu siç e shihni , e ndërkohë paralajmërimet nga komuna dhe ministria se në pranverë do fillojnë punimet, ende nuk janë askund”.
Kjo gjendje më shumë i revolton frekuentuesit e kësaj rrugë, sidomos, pleqtë dhe ata që lëvizin me makina.
“Më vjen keq, i dëshpëruar jam për këtë fakt, kjo është”.
“Nuk e di por ata funksionarët e Tetovës duhet ta shohin, ata duhet të kalojnë këndej të shohin si është prish rruga. Përveç asaj duhet ta kontrollojnë që ta mirëmbajnë”.
“Nuk e di, duhet ti pyesni politikanët, se neve ecim s`na pengon se ecim në këmbë, por atyre me vetura po”.
Por nga ana tjetër problemin e rëndojnë edhe qytetarët të cilët hedhin mbeturina të forta dhe gjësende të kërcënojnë bllokimin e digave të cilat edhe ashtu janë të gjendje të keqe./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëJohn Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët
Meta nga burgu: Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem, s’ka akuzë zyrtare ndaj meje
Haradinaj: S'mund të ketë sulm më të madh ndaj familjes sesa doracaku i edukatës seksuale
Pjesëtarë të FSK mësojnë për herë të parë të pilotojnë me helikopterë – stërvitjet po i kryejnë në Shqipëri
Kryeziu: Nagavci do duhej të jepte dorëheqjen pas skandalit me doracakët për edukimin seksual
Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët