LAJMI I FUNDIT:

Ujësjellësi i Bogovinës, mollë sherri në mes të banorëve dhe organeve komunale

Ujësjellësi i Bogovinës, mollë sherri në mes të banorëve dhe organeve komunale

Kryetari i komunës së Bogovinës, Hazbi Idrizi, nuk e ka ndërmend të heqë dorë në synimin për menaxhimin me sistemin e ujësjellësit të Bogovinës, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas tij, kërkesa e një pjese të popullatës në disa protesta me radhë të mbajtura në këtë komunë, që me ujësjellësin të udhëheqë edhe më tutje popullata, janë të pabaza.

Qytetarët thonë se strukturat komunale janë duke tentuar dhunshëm t’ua marrin ujësjellësin e ndërtuar me vetkontributin e banorëve.


Më tej, qytetarët thonë se komuna nuk është në gjendje që të menaxhojë me ndërmarrjet publike, duke theksuar se ndërmarrjet e drejtuara nga komuna e Bogovinës janë në borxhe të mëdhaja./Telegrafi/