LAJMI I FUNDIT:

Isufi i përgjigjet Ymerit për alternativen

Isufi i përgjigjet Ymerit për alternativen

​Lidhur me deklaratën e liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, se opozita ka provuar të paraqesë një alternativë para qytetarët, por një gjë të tillë e ka refuzuar Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, nënkryetari i AAK-së, Ahmeti Isufi tha për KosovaPress, se kjo alternativë nuk është refuzuar por duhet të diskutohet për t’u harmonizuar me qëndrimet.

Isufi ka theksuar që në çështjen e dy temave kryesore, asaj të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe dhe Demarkacionin me Malin e Zi, janë bashkë si opozitë, por thotë që kanë çështje të ndara që duhet të harmonizohen.

Alternativës nuk iu është vënë një emër, pasi që siç tha Isufi ekziston një përbërje politike ndërmjet partive politike opozitare, e të cilat kanë edhe nuanca e veta.


“Kanë të bëjnë me protestat që duhet të organizohen, kanë të bëjnë me një ecje të përbashkët që normalisht edhe qytetarët po e kërkojnë, dhe po ashtu nëse sa më shpejtë shkon kjo qeveri, aq më mirë do të jetë edhe për qytetarët për shkak se do të jemi të detyruar që të jemi sa më të harmonizuar… Ende emrin nuk ia kemi vu, sepse ekziston një përbërje ndërmjet partive politike opozitare, të cilat i kanë edhe nuancat e veta. Prandaj, në drejtim të protestave që kanë të bëjnë për temat kryesore, ne jemi bashkë, ndërsa, në çështjen e programeve politike, në çështje tjera që janë të ndara duhet t’i harmonizojmë”, ka treguar Isufi.

Në trend Lajme

Më shumë
Sveçla pas aksionit të Policisë në veri: Po zgjatet lista e kriminelëve të strehuar në Serbi

Sveçla pas aksionit të Policisë në veri: Po zgjatet lista e kriminelëve të strehuar në Serbi

Lajme
Buzhala paralajmëron padi për

Buzhala paralajmëron padi për "gurthyesin": Jam shty me Hashim Thaçin e jo me Xhelal Sveçlën

Lajme
Vuçiq reagon pas vendimit të Kosovës për heqjen e kufizimit për mallrat nga Serbia

Vuçiq reagon pas vendimit të Kosovës për heqjen e kufizimit për mallrat nga Serbia

Lajme
Tiranë: Vetura mbeti e bllokuar në trafik për shkak të protestës, qytetarja lind fëmijën në automjet

Tiranë: Vetura mbeti e bllokuar në trafik për shkak të protestës, qytetarja lind fëmijën në automjet

Lajme
'Subvencionet 1', dëshmitari: Kam mbajtë 1 vit burg me ju bo mirë hajnave të shtetit

'Subvencionet 1', dëshmitari: Kam mbajtë 1 vit burg me ju bo mirë hajnave të shtetit

Drejtësi
Profesori serb: Që nga viti 1997 erdha prap në Prishtinë, i kërkoj falje popullit të Kosovës për humbjet dhe dhimbjet nga Serbia

Profesori serb: Që nga viti 1997 erdha prap në Prishtinë, i kërkoj falje popullit të Kosovës për humbjet dhe dhimbjet nga Serbia

Lajme
Kalo në kategori