LAJMI I FUNDIT:

Fituesi i “All Star Game” u vendos në sekondën e fundit

Fituesi i “All Star Game” u vendos në sekondën e fundit

Përfaqësuesja e Kosovës e përbërë nga lojtarët vendor është mposhtur në sekondat e fundit nga përzgjedhja e të huajve, në ndeshjen “ALL Star” të zhvilluar në Palestrën Minatori në Mitrovicës.

Vendorët e drejtuar nga Arben Krasniqi, thuajse gjatë tërë ndeshjes ishin më të mirë, por në sekondën e fundit, lojtari i Pejës, amerikani Roland Davis shënoi pikët vendimtare, duke triumfuar 127:125, shkruan Olle.

Takimi u ndjek nga rreth 700-800 shikues.


Ndeshja u zhvillua në nderim të ish-kryetarit të FBK-së, të ndjerit Isuf Lumi.