LAJMI I FUNDIT:

Meha afër vazhdimit të kontratës

Meha afër vazhdimit të kontratës

Mesfushori shqiptar Alban Meha duket se do të vazhdojë të qëndroj edhe më tej në kampionatin turk.

Pasi qysh në vitin e tij të parë ka shkëlqyer me Konyasporin, Mehës iu është propozuar vazhdimi i kontratës nga skuadra e tij aktuale.

29-vjeçari ka kontratë deri në fund të stinorit, por ai mund të nënshkruaj të rejën edhe për tri vite të tjera.


Deri më tani në 21 ndeshje në kampionat, Meha ka zhvilluar 21 ndeshje në kampionat dhe ka shënuar katër gola duke asistuar edhe në pesë të tjerë.

Ndërkohë drenicaku ka luajtur edhe pesë takime në Kupën e Turqisë ku ka shënuar një gol.

Gjatë ditëve në vijim pritet që Meha të vendosë, nëse do të vazhdoj kontratë me klubin aktual apo do t’i shqyrtojë ofertat që kanë ardhur në drejtim të tij pas një stinori fantastik. /Telegrafi/